Teksa procesi i riorganizimit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet një proçes demokratik dhe transparent në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt.
Propozimet e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga delegatët e Kongresit të PS, duke respektuar parimet barazisë gjinore, meritokracisë profesionale dhe politike, integritetit moral e ligjor si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste.
Delegatët e Partisë Socialiste bashkia Librazhd kanë propozuar tre kandidatura për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt:
1- Albano Roçi (Drejtor Kabineti Bashkia Librazhd),
2- Brixhilda Biçaku (Drejtore e Drejtorisë Urbanistikës Bashkia Librazhd),
3- Eraldo Xhani (Këshilltar i Grupit Parlamentar PS)
Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie. Propozimi dhe votimi i kandidaturavë për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste garanton përfaqësimin e barabartë të gjithë territorit të vendit si dhe të bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë nëpër botë.
Brixhilda Biçaku garon për një mandat të dytë në anëtarësinë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Kujtojmë se Z. Kastriot Gurra (kryetar i Bashkisë Librazhd) dhe Znj. Elvira Poçi (kryetare e PS Librazhd) sipas Statutit të PSSH janë në mënyrë direkte anëtarë të Asamblesë Kombëtare.