Best Channel TV: Jo të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit, kanë treguar kujdesin e duhur për të investuar në rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e stadiumeve dhe terreneve sportive që kanë qytetet e tyre.
Në qytetin e Librazhdit ka ndodhur e kundërta. Prej dy vitesh bashkia e qytetit në bashkëpunim me fondet e qeverisë shqiptare, ka arritur të ndërtoj një stadium model edhe pse ekipi i Sopotit luan në kategorinë e dytë në futball.
Ekipi i Sopotit të Librazhdit e nis kampionatin me një stadium i cili ofron kushte optimale, si për lojtarët ashtu dhe për tifozët.
Në fushën sportive të këtij stadiumi, janë stërvitur herë pas here edhe ekipi kombëtar i të rriturve dhe ai U21. Këto ditë në stadium po vazhdon stërvitja ditore e ekipit kombëtar U21.
Sipas shefit të klubit Besnik Kola, stadiumi i ka të gjitha kushtet dhe ambjentet që janë dhë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Sportdashësit nuk qëndrojnë më në shkallët prej betoni të stadiumit, por në karrige plastike që janë kombinuar mjaft mirë me pjesën tjetër.
Bensik Kola: Mirëmbajtja e fushës ka shumë kosto. Çdo ditë e fillojmë punën me heqjen e barërave të këqija. Periudha e verës kërkon dy herë vaditje nga impianti i ujit që është montuar në fushë. Stërvitjen ekipi i Sopotit më së shumti e realizon tek aneksi tjetër në mënyrë që të ruhet fusha. Fushën e mirëmbajmë me anë të plerimit dhe gaztrat e barit që dëmtohen i zëvëndesojme herë pas here.
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.