Lefter Leka nga fshati Bërzeshtë në rrethin e Librazhdit ka 3 vjet që nuk shkon në emigracion. Shkak është bërë gjëndja e rënduar shëndetsore e djalit të tij Ernestos 12 vjeçar.
Gjatë këtyre 3 viteve vogëlueshi 12 vjeçar i është nënshtruar 3 operacioneve në gju.
Mjekët i kanë thënë se në operacionin që do të kryhet së afërmi, nëse nuk rezulton i suksesshëm, rrezikohet ti pritet njëra këmbë.
Ernesto vuan nga tumori në gju. Sëmundje kjo e rrallë për fëmijët e vegjël.
Vogëlueshi 12 vjeçar edhe pse është tepër i sëmur, i bën apel mjekëve ta shërojnë. Operacioni të mos përfundojë prerien e këmbës, por ndërhyrja kirugjikale qe do ti bëjnë mjekët të ndikojë pozitivisht që edhe ai të heci e të vrapojë si gjithë bashkëmoshatarëte tij.
Lutja e kyrefamiljarit shkon edhe ndaj shoqatave e bizneseve për ta ndihmuar financiarisht, pasi mungesa e punësimit në emigracion i ka ulur në maksimum të ardhurat në familje.
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.