Qytetari dixhital nxjerr bllof Doktorrin me Fake News, duke e mashtruar këtë të fundit. Nostalgjia për kohën kur librazhdin e drejtonte Rrahim Cota qënka shumë e madhe për Sali Berishën
Më poshtë do të lexoni denoncimin në facebook të deputetit Sali Berisha dhe reagimin e deputetit librazhdas Taulant Balla:
Denoncimi i deputetit SALI BERISHA:
Taulant Balla pret gjoba për çdo vend pune dhe çdo legalizim. Ai ka per sekser shoferin e tij!
(Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb)
“Ne librazhd behet nami doktor te gjitha vende pune legalizime e shum e shum të tjera kalojn nga Dora e sekserit shoferit të deputetit Taulant Balla, avni mema ky esht ndermjetsi po paguhen shuma te medha parash deputetit nepermjet kti sekseri per nje vend pune apo per legalizim banesash te lutem denoncoje kete fenomen ky plehra duhet te shkoj ne burg”
Reagimi i deputetit TAULANT BALLA:
Një mik më shkroi këtu në fb se Sali Berisha përsëri është marrë me mua, duke vetësajuar shpifjen e radhës.
Nuk habitem aspak me Saliun, e di se mund t’i dalë edhe në ëndërr e t’i prish gjumin.
Për “anonimen” e radhës, në përroin e llumit tënd Sali, të ftoj të shkojmë bashkë në Librazhd dhe të bëjmë një takim; po do, edhe me atë pak elektoratin tënd që ka mbetur.
Aty do ta kuptosh që je shumë rëndë, po rëndë fare.
Unë nuk jam si ti Sali! Ti shkon në vendlindje me roje e jelek anti-plumb.