• Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik
Librazhdi Info
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rikthim në fshat pas 24 vitesh, familja Muça e banorë të Gurrës rrëfejnë punët e përditshme

Rikthim në fshat pas 24 vitesh, familja Muça e banorë të Gurrës rrëfejnë punët e përditshme
Share on FacebookShare on Twitter

Lanë qytetin, u rikthyen në fshatin e lindjes, në Gurrë të  Përrenjasit.

Tani në pension, Ismet dhe Merushe Muça pas 24 vitesh u janë rikthyer punëve në bujqësi. Në qytetin e Librazhdit, u zhvendosën në vitin 1996. Merushja punonte si infermiere e spital, ndërsa Ismeti ishte mësues. Prindër të katër fëmijë, të gjithë në emigrim, rrëfejnë pse vendosëm të kthehen.

“Fëmijët ikën në emigrim nuk kishim çfarë të bënim. Punojmë e jetojmë, kush punon edhe ka.”

Ditët i kalojnë në arë, duke u marrë me të mbjellat.

“Në pronën tonë ne kemi vreshtin, kemi qepën, domaten, specin, kastravecin, fasulet, misrin. Kemi edhe një mori të ardhurash, leverdi ekonomike tonë, të familjes. Jo për shitje, jo për tregti,” thonë ata.

Si shumë banorë të këtij fshati edhe ata ankesat e tyre për mungesën e investimeve.

“Ne këtu jetojmë shumë mirë, por duam edhe pak rrugë të asfaltuar.”

Banorët e Gurrës merren me blegtori. Edhe pse të sëmurë çifti Menduhie dhe Skënder Sina, nxjerrin çdo ditë për të kullotur bagëtitë pasi duhet të ushqehen.

“Me vështirësi të madhe jetojmë,” thotë njëri prej tyre.

Ndërsa Avniu zdrukthëtari i fshatit për të mbledhur ca para për të jetuar vazhdon zanatin.

“Jam 61-vjeç, jam operuar dhe nuk bëj dot punë tjetër kam një zdrukthari të vogël.”

Varfëri e banorëve të këtij fshati po ndikon dhe tek fëmijët që e shohin me pesimizëm të ardhmen e tyre.

Kristina, nxënëse me nota të mira lexon shumë.

“Më pëlqen historia greke. Libri i parapëlqye është Euripidi. Ky është libri I Shekspirit Hamleti,”  tregon ajo.

Prej varfërisë ka pasiguri për të ardhmen e saj.

“Po bëjmë të pamundurën që të shkollohem por s’jemi në gjendje ekonomike të mjaftueshme për të arritur këtë. Dëshira ime është të bëhem kirurge. Më pëlqen të zbuloj trupin e njeriut dhe të ndihmoj njerëzit, se xhaxhi im ka prerë këmbën dhe atëherë mu fiksua,” tregon më tej vajza.

Gurra ky fshat i vogël i Përrenjasit, ndodhet midis Qukësit Skënderbej dhe Bërzeshtës. Jetesa e banorëve është shumë e vështirë dhe e ardhmja e të rinjve e pashpresë. /abcnews.al/

ADVERTISEMENT

Related Posts

Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore
Aktualitet

Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore

October 28, 2020
Aktualitet

Veprimtarja Emine Hoti, e cila prej vitesh ushtron aktivitetin e saj në Oslo (Norvegji), dhuron 25 kostume popullore për vajza për Qendrën Kulturore të Fëmijëve Librazhd

September 23, 2020
Aktualitet

Kalaja mesjetare e fshatit Zdranjsh-Katund po rrënohet, banorët pa shkollë dhe pa spital

September 21, 2020
Aktualitet

Pjesë e rrugës Egnatia, ura shekullore e “Gurit” në Librazhd rrezikon shembjen / Banorët: Të restaurohet

August 25, 2020
Aktualitet

Përkujtohet 78 vjetori i krijimit të çetës Çermenikës

August 17, 2020
Aktualitet

Policia e Shtetit dhe AdZM Elbasan kontrolle të përbashkëta për parandalimin e aktiviteteve të paligjëshme në zonat e mbrojtura të Librazhdit dhe Prrenjasit

July 23, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të Fundit

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!
Politikë

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!

November 30, 2020

Nga Ilirjan Blloshmi Që kur Salijani-Boçi zgjodhën një obez intelektual për kryetar të PD-së në Librazhd, nuk jam marrë më...

Read more
Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla
Sociale

Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla

November 27, 2020

Librazhdi Ynë facebook - Familja Doda ne Lunik! Falë përgjigjes së menjëhershme të deputetit të zonës sonë Taulantit, u be...

Read more
Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore
Aktualitet

Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore

October 28, 2020

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, ka rrëfyer në studion e Dita Jonë, në A2 CNN, përballjen e tij me Covid-19....

Read more
”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit
Bota

”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit

October 28, 2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë statusin e kryetarit të grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla lidhur me...

Read more
Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit
Vendi

Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit

October 22, 2020

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë me 111 vota pro miratoi rezolutën kundër antisemitizmit, e propozuar nga Kryetari i Grupit...

Read more
Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski
Bota

Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski

October 18, 2020

Taulant Balla facebook: Takimi në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut SHTZ Zoran Zaev: Vendet ndajnë vlerat evropiane dhe...

Read more
Prev Next

LIBRAZHDI INFO

Hapsirë informative dedikuar ngjarjeve kryesore në rrethin e Librazhdit dhe kushtuar fokus të veçantë personazheve të kësaj zone kudo që ndodhen

NA NDIQNI

Facebook

Instagram

KONTAKTONI

E-mail: kontakt@librazhdi.info

Tel: +355 6x xxxxxxx

© 2020 Librazhdi Info

No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik

© 2020 Librazhdi Info