Myftenia Librazhd facebook: Myftinia Librazhd në bashkëpunim me Shoqatën “Shtëpia e Bamërisësië” organizuan ceremoninë e hapjes së Xhamisë Fushë Studën e cila u rikonstruktua nga kjo shoqatë. Hapjen e ceremonisë e bëri Imami i kësaj xhamie Behar Balla pastaj foli Myftiu i Librazhdit Ardit Hoxhllaku.
Myftiu në fillim falenderoi Allahun xh.ah për të mirat që i ka dhuruar njerëzisë dhe mundësinë për ta rikthyer në identitet xhaminë e këtij fshati i cili është ndër fshatrat e pakët në këtë zonë që xhaminë e kanë ndërtuar me kontributin e vetë banorëve. Toka është dhuruar po nga një banorë i fshatit dhe pothuajse çdo gjë është bërë vullnetarisht. Më pas ai dërgoi salavate mbi të Dërguarin e Allahut xh.sh ku u ndal në rëndësinë e ndjekjes së rrugës së tij nga të gjithë ne. Më pas falenderoi përfaqësuesit e shoqatës, administratorin e Njësisë së Qendrës Administrative Stëbleve Albert Kaleci dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë feste. Xhamia e quajtur Al-Nur (Drita) tashmë ka marrë një pamje moderne dhe me kushte komode.
Pastaj e mori fjalën Përfaqësuesi i Shoqatës Behar Dedja , falenderoi popullin Kuvajtjan për gatishmërinë e që kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë për Shqipërinë, falenderoi donatorin ku theksoi se edhe ai vetë nuk ia dinte emrin për arsye se personi nuk ka dashur ta bëjë publik. Falenderoi Myftininë Librazhd për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me shoqatën dhe premtoi se do kemi edhe projekte të tjera ku bashkëpunimi do vazhdojë.
Pastaj në fjalën e tij Administratori Albert Kaleci falenderoi të gjithë të pranishmit dhe në veçanti Shoqatën dhe Myftiun Ardit Hoxhllaku për bashkëpunimin e mirë që ka.
Më pas u pre sheriti, u zbulua pllaka e xhamisë dhe me thirrjen e ezanit u fal namazi i xhumasë. Myftiu mbajti hytben.
Në fund u dha një koktejl për të gjithë të pranishmit.
Xhamia Rrajcë Sutaj drejtë përfundimit, falënderojmë Zotin i cili na e mundësoi këtë rikonstruksion të plotë të kësaj xhamie me vlera historike.
Falënderojmë kontribuesit të cilët janë vetë banorët e fshatit, në veçanti emigrantët e këtij fshatit.
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.