• Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik
Librazhdi Info
No Result
View All Result
Home Reportazh

REPORTAZH – Jetesë “nën” gështenja të banorëve të fshatit Gurakuq

REPORTAZH – Jetesë “nën” gështenja të banorëve të fshatit Gurakuq
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk është ndonjë shteg Ifash, i hapur kushedi se kur për të bërë dru, por ky të drejton në një sërë fshatrash të Librazhdit. Mes tyre edhe Gurakuqi, ku jeton një komunitet, zëri i të cilit ka humbur gjithmonë mes këtyre maleve”.

Aksi që kalon në Orenjë e më pas në Floq është më shumë se i vështirë, sidomos pjesa e fundit e tij, ajo që të ngjit më sipër, në një zonë të thellë si Gurakuqi. Gjeografikisht, kjo zonë ndodhet në kufi me Bizën e Martaneshit, Elbasanin, por edhe Shëngjergjin e Tiranës.

Nuk është një fshat i ri, apo i bërë rishtazi, përkundrazi hyn te vendbanimet e hershme. Që prej shekullit të XV, në regjistra ai njihet me emrin Kuri i kuq, e po kështu vazhdon të jetë edhe në shekujt XVI, XVII e me radhë.

Për të kuptuar madhësinë e tij si fshat në zonë, mjafton të kujtosh se në 1583-shin vjen vetëm pas Martaneshit që kishte 183 shtëpi. Statistikat nuk mungojnë për shekujt në vijim, çfarë tregon vazhdueshmërinë e jetës në këtë fshat.

Por, nëse është jetuar kaq gjatë në këtë vend, përse sot, kur gjërat duhet të shkonin më mirë, ka pasur një tkurrje kaq të madhe, që e ka çuar fshatin nga 1400 banorë në më pak se 400?

“Nuk i kemi të gjithë mundësitë. Jo i gjithë populli mund të largohet nga këtu, sepse dikush i ka mundësitë e dikush jo. Ky nuk është një vend që duhet të largohesh, në një kohë që këtu mund të jetojmë dhe mund të kemi kushte më moderne, më të mira, në qoftë se do të kemi përkrahje nga qeveria, nga shteti”, thotë Behar Sina.

Fshati ka në historinë e tij edhe Mus Ballgjinin, që la pas kanunin e famshëm të Çermenikës, i cili renditet kah atyre më të njohur të së drejtës zakonore shqiptare. Kjo tregon se fshati ka pasur gjithmonë etje për dije e kulturë. Edhe pse sot, krenaria e dikurshme duket sikur është venitur në skeletin rrënqethës, që tregon shkolla e fshatit.

Dikur ka pasur mbi 300 nxënës dhe 3 shkolla që funksiononin paralelisht në Gurakuq, Rinas e Ballgjin, të cilët sot konsiderohen fshatra më vete, por që dikur kanë qenë padyshim lagjet të të parit. Disa kërkesa i janë drejtuar nga deputeti i zonës Ministrisë së Arsimit, janë të paktën 3 të tilla, të cilat ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete. Ndërkohë, rreth 60 fëmijë duhet të vazhdojnë të mësojnë në këtë vend.

“Fukarenj kemi qenë, të varfër po ashtu, por në këtë hall që është katandisur sot, jo. Askush nuk ka vënë dorë, të vijë e të bëjë të paktën diçka, sa të ketë mundësi, por jo në këtë gjendje”, thotë Rakip Pjeshka.

Ashtu si shkolla, në fshat është e vështirë të kërkosh shtëpi të restauruara, kjo pasi pagesat për të transportuar mjetet e nevojshme nga Librazhdi deri atje janë larg të përballueshmesh. E në këto kushte, shtëpitë qëndrojnë siç kanë qenë, me qindra vitet mbi shpinë. E njëjta gjë ndodh edhe me njerëzit, të shkosh në Librazhd e të kthehesh nuk mund ta përballojë çdokush.

“Ne s’kemi kërkuar asfalt, por thjesht një rrugë që të ishte me zhavorr apo me kalldrëm. Inertet janë të gjitha këtu. Sikur me karroca dore të hiqeshin, jo më me mjetet që ka sot shteti, por fatkeqësisht nuk e kemi pasur përkrahjen kurrë”, thotë Liman Dapeshi.

Dikur Gurakuqi prodhonte rrush, dardhë, mollë, patate e deri grurë, ndërsa sot banorët mbahen vetëm me gështenjat. Në zonë mblidhen rreth 500 tonë të tilla. Vetëm kjo u ka dhënë disa grimca frymëmarrje vitet e fundit, ndryshe do të duhet të ngrinin duart nga qielli, e të lëshonin sinjalin për ndihmë.

“Gështenja është te mali atje, ndërsa banorët mundohen ta sjellin plot një kuintal këtu te rruga, me kafshë çfarë të bësh”, thotë Ramazan Sina.

Blegtori s’ka, ose më mirë – siç thonë, – më pak se 5 për qind e fshatit arrin të plotësojë kushtet për t’u marrë me të.

“S’ka formë tjetër. Rrugë s’ka, do hapet një ditë, por mendoj kur të vdes unë, atëherë do të hapet rruga. Për të jetuar mos fol fare, ato lekë vetëm për dy javë mjaftojnë. Do blejmë miell, oriz, makarona, sheqer se pastaj bllokohet rruga. Më pas ngrohu tek oxhaku, po pate dru, sepse po s’pate rri në vend”, thotë një banor i zonës.

“6 mijë lekë për 5 veta, aq janë dhe ato duhen administruar, qoftë t’i konsumojmë për një ditë a për një orë, ashtu edhe për një muaj nëse mundesh. Vetëm ato janë, që i marr ndihmë ekonomike, s’ka rrugë tjetër”, thotë Lutfi Qemali.

Nëse kërkon të shkosh më tej është e pamundur, sepse Rinasi e Ballgjini, dy fshatrat ngjitur nuk kanë fare rrugë. Gjithçka bëhet me kafshë si në mesjetë, edhe pse këtu mesjeta është në shekullin e XXI-të.

“Tokën e punojmë me kuaj. Dikur e kemi pas punuar me qè, mirëpo qetë janë antiekonomik, sepse është e vështirë t’i mbash. Kështu që bëjmë nga dy punë dhe me kuaj e transportojmë plehun te tokat”, thotë Hasan Kaloshi nga Ballgjini.

Amortizimi skandaloz i linjave të energjisë elektrike, shëndetësia që përpëlitet në një kolibe të lodhur, e shumëçka tjetër është ngjeshur si litar në vazhdën e problemeve të shumta të këtij komuniteti.

“Godina është siç e shihni vetë, në gjendje katastrofike. Mundohet infermieri, por nuk ka kushte. Me këto kushte është e vështirë dhe shkon nëpër shtëpi. Qendra shëndetësore nuk është funksionale”, thotë Gentian Sina.

“Qeveritaret po grinden, i shohim nëpër televizorë për shumë gjëra. Po grinden me njëri-tjetrin e ne themi çfarë po bëhet. Por, kur vjen fundi asgjë për popullin”, thotë Sali Shahini.

Banorëve të Gurakuqit, Rinasit, Ballgjinit u duhen garantuar kushtet e jetesës në këtë vend, i thellë apo jo i thellë qoftë. Fundja nuk është parë e dëgjuar një njësi matëse, që garanton investime vetëm buzë rrugës. Po të tjerët në këto zona ç’duhet të bëjnë? Apo duhet të marrin të gjithë rrugët e kurbetit? / Top-Channel.TV

ADVERTISEMENT

Related Posts

Reportazh

Radio Televizionit Shqiptar: “Hapësirë e blertë”, në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

July 2, 2020
Reportazh

Fshati Xhyrë i bashkisë së Librazhdit, destinacioni i ri i turizmit malor në Shqipëri (video)

May 27, 2020
DOKUMENTAR: “Unë jam Shkumbini” nga vullnetarët e nismës për mbrojtjen e lumit Shkumbin.
Dokumentar

DOKUMENTAR: “Unë jam Shkumbini” nga vullnetarët e nismës për mbrojtjen e lumit Shkumbin.

March 12, 2018
DOKUMENTAR: Kryebashkiakët e Librazhdit dhe Përrenjasit në fokusin Mjedisor REC Shqipëri.
Dokumentar

DOKUMENTAR: Kryebashkiakët e Librazhdit dhe Përrenjasit në fokusin Mjedisor REC Shqipëri.

March 10, 2018
Parku kombëtar Shebenik-Jabllanic

REPORTAZH: Parku Kombëtar “Shebenik – Jabllanicë” nga shoqata “Egnatia”.

February 24, 2018
REPORTAZH: Kështjellat e Skënderbeut në Pishkash e Rrajcë dhe legjenda se si ushtria e tij i shpëtoi rrethimit nga Turqit në betejën e fushës së Domosdovës
Reportazh

REPORTAZH: Kështjellat e Skënderbeut në Pishkash e Rrajcë dhe legjenda se si ushtria e tij i shpëtoi rrethimit nga Turqit në betejën e fushës së Domosdovës

February 16, 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të Fundit

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!
Politikë

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!

November 30, 2020

Nga Ilirjan Blloshmi Që kur Salijani-Boçi zgjodhën një obez intelektual për kryetar të PD-së në Librazhd, nuk jam marrë më...

Read more
Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla
Sociale

Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla

November 27, 2020

Librazhdi Ynë facebook - Familja Doda ne Lunik! Falë përgjigjes së menjëhershme të deputetit të zonës sonë Taulantit, u be...

Read more
Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore
Aktualitet

Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore

October 28, 2020

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, ka rrëfyer në studion e Dita Jonë, në A2 CNN, përballjen e tij me Covid-19....

Read more
”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit
Bota

”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit

October 28, 2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë statusin e kryetarit të grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla lidhur me...

Read more
Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit
Vendi

Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit

October 22, 2020

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë me 111 vota pro miratoi rezolutën kundër antisemitizmit, e propozuar nga Kryetari i Grupit...

Read more
Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski
Bota

Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski

October 18, 2020

Taulant Balla facebook: Takimi në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut SHTZ Zoran Zaev: Vendet ndajnë vlerat evropiane dhe...

Read more
Prev Next

LIBRAZHDI INFO

Hapsirë informative dedikuar ngjarjeve kryesore në rrethin e Librazhdit dhe kushtuar fokus të veçantë personazheve të kësaj zone kudo që ndodhen

NA NDIQNI

Facebook

Instagram

KONTAKTONI

E-mail: kontakt@librazhdi.info

Tel: +355 6x xxxxxxx

© 2020 Librazhdi Info

No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik

© 2020 Librazhdi Info