SOEK-In ‘Qëndra Rinore Librazhd’ facebook: Përmes të rinjëve vullnetarë, janë mbështetur me mjete higjeno-sanitare dhe pajisje mbrojtëse personale rreth 200 familje në kushte të vështira ekonomike dhe familje me fëmijë të vegjël që fillojnë shkollën, në njesitë administrative Steblevë, Hotolisht dhe Qendër.
Grupi i të rinjëve vullnetarë ndihmuan në shpërndarjen e këtyre mjeteve, ndërsa në bashkëpunim me drejtuesit e njësive administrative Steblevë, Hotolisht dhe Qendër janë identifikuar edhe emrat e familjeve në nevojë.

ProSEED ju uron një vit të mbarë dhe të shëndetshëm shkollor të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve të Shqipërisë!
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.