Pas UDHËZIMIT “Mbi kujdesin dhe masat anti covid-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin akademik 2020-2021” që Ministria e Shëndetësisë u ka dërguar të gjitha shkollave mbi masat që duhet të marrin për hapjen e tyre në mënyrë të sigurt, duke ruajtur nxënësit nga përhapja e koronavirusit.
Nevojave të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në Bashkinë e Librazhdit për një proçes sa më të rregullt dhe të sigurt mësimor, i është përgjigjur programi i bamirësisë “Together For Librazhdi” ku si fillim mbështetjen e nisi me shkollën “Isuf Gjura” Kuturman, duke i mundësuar 1000 Maska mbrojtëse që lahen + 200 Alkol për dezifektimin e duarve dhe 1 Termometër dixhital për matjen e temperaturës.
Together4Librazhdi facebook: 1000 Maska mbrojtëse që lahen + 200 Alkol për dezifektimin e duarve dhe 1 Termometër dixhital për matjen e temperaturës ishte ndihma që programi ynë i bamirësisë i mundësoi nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës “Isuf Gjura” Kuturman, si masa mbrojtëse ndaj Covid19 dhe për një proçes sa më të rregullt dhe të sigurt mësimor.
Ky donacion u mundësua falë kontributeve të dashamirësve të programit të mbledhura nga një patriot në platformën GoFundMe




Disa nga rregullat për nxënësit janë si më poshtë:
- Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
- Nxënësit e cikilt të ulët 9 vjeçar duhet të mbajë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit në ambjentet të shkollës.
- Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.
- Nuk lejohet ushqimi në klasë.