Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.H. është gjetur pa shenja jete në fshatin Floq të Librazhdit paraditen e sotme.
Paraprakisht mësohet se 50 vjeçari, babai i katër fëmijëve, është vetëvarur pasi vuante nga depresioni.
I ndjeri kishte 1 javë që ishte kthyer nga Greqia, ku dhe punonte për të siguruar të ardhura për familjen e tij që jeton në kushte ekstreme të varfërisë.
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.