Bayern Munich fitoi ligën e kampionëve duke mposhtur në finale francezët e PSG me rezultatin 1-0. Titulli i 6 të champiosit në hsitorinë bavarezëve u festua edhe në Librazhd e Prrenjas, ku tifozë të shumtë pushtuan baret dhe rrugët e të dy qyteteve.
Një ndër tifozët më special të gjermanëve është edhe deputeti i zonës Taulant Balla. Në profilin e tij të rrjetit social facebook postoi një foto me djalin e tij, ku sëbashku në duar mbanin me krenari fanellën e Bayern Munich.
Taulant Balla facebook: Mia san mia, Bayern! Në futboll fiton vetëm kush luan në ekip. Pak rëndësi kanë emrat e mëdhenj. P.s. Faleminderit Bayern edhe nga Robin
Bayern Munich bëhet i pari ekip në histori që fiton të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve në një sezon. Bajerni luajti në total 11 ndeshje, por si asnjëherë më parë pati një fund të merituar për gjermanët pas një performance shumë të mirë të ekipit të drejtuar nga trajneri Hansi Flik.
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.