Ky fillim viti i ri akademik, ndryshe nga herët e tjera ka filluar nën masa të rrepta sigurie për sigurimin e higjenës personale për secilin nxënës në shkollat e qytetit dhe Njësive Administrative të Bashkisë Librazhd.
Vetë kryebashkiaku Kastriot Gurra ka vizituar disa shkolla të Librazhdit me qëllimin e vetëm urimin e nxënëseve për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2020-2021, si edhe mundësimin e maskave dhe dezifektuesve për një proçes sa më të rregull dhë të sigurt mësimor.
2002 nxënës nga klasa e parë në të shtatën janë përfituesit e drejtpërdrejtë të teksteve falas dhe rreth 80% e nxënësve në të gjithë Bashkinë Librazhd duke përfshirë dhe kategoritë e veçanta sociale janë përfitues të ketij vendimi të qeverisë.
Bashkia Librazhd facebook: Të dashur nxënës! Ju që përfunduat një vit të vështirë arsimor por dhe Ju që uleni për herë të parë në bangat e shkollës.
Ndryshe nga vitet e tjerat ky shtator bashkë me urimin shoqërohet me fjalët: përgjegjësi, përkushtim, ndërgjegjësim, njohje e zbatim të protokollit anti-covid.
Mësuesit dhe prindërit do ta përballojnë edhe këtë sfidë të pazakontë.
Urojmë të kemi nje vit të mbarë e te sukseshëm, me shëndet dhe me të gjitha sfidat që po e shoqërojnë!
Ruaj distancën
Kujdesu për higjienën
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.