Bashkia Prrenjas facebook: Ditën e sotme në ambjentet e bashkisë Prrenjas është zhvilluar takimi mes përfaqësuesve të bashkisë dhe gjithë drejtuesve të shkollave në varësi të kësaj bashkie.
Ky takim kishte në fokus kryesor vitin e ri akademik 2020-2021.
Rinisja e këtij viti mësimor do jetë i ndryshëm nga të tjerët kjo për shkak të COVID-19 .
Kryetari i bashkisë Z. Nuri Belba u shpreh gjatë këtij takimi se nga ana e bashkisë do të merren të gjitha masat për të garantuar kushtet higjeno-sanitare.
Do fillohet të dizefektohen të gjitha ambjentet e shkollave, kopshteve, çerdheve në mënyrë që çdo fëmijë të gjej një mjedis të pastër.
Veç situatës së Covid-19 drejtuesit e shkollave shprehën problematika të ndryshme.
Bashkia Prrenjas duke e vlerësuar çdo kërkesë të tyren, shpreh gatishmërinë për të qënë pranë tyre në çdo moment .
Duke ruajtur largësinë dhe me masat mbrojtëse do t’ia dalim .