Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur 135 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS. Sipas të dhënave të bëra publike nga PS, pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3%, ose e thënë ndryshe kanë votuar 1242 delegatë, nga 1456 të tillë.
Nga bazat e Partisë Socialiste të bashkive Librazhd dhe Prrenjas kanë garuar gjashtë kandidatë, ku mbas përfundimit të votimit dhe numurimit të votave janë shpallur anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së Z. Eraldo Xhani dhe Znj. Brixhilda Biçaku dhe Znj. Albina Rira.
Sipas PS, “këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare”.
*Material i përgatitur nga portali LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.