Banorërt e Bashkisë Librazhd, ditën e dielë më 30 Qershor 2019 ju drejtuan 61 qëndrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun dhe këshillin e ri të Bashkisë Librazhd. Numri total i zgjedhësve ishte 33021 votues dhe morën pjesë në zgjedhje 12415 votues (37,60 %).
Kandidatët që garuan për postin e kryebashkiakut:
- Kastriot Hasan Gurra (ASE)
Pas numurimit të kutive Z. Gurra mori 11393 vota (91.77%).
Ndërsa mandatet e këshilltarëve u ndanë si më poshtë:
- FRD 1 këshilltarë (gjithsej 603 vota – 5.35%)
- PS 12 këshilltarë (gjithsej 6108 vota – 54.21%)
- B.K 1 këshilltarë (gjithsej 788 vota – 6.99%)
- O.SH 1 këshilltar (gjithsej 509 vota – 4.52%)
- PDS 2 këshilltar (gjithsej 1049 – 2.79%)
- GJ 2 këshilltar (gjithsej 1013 – 8.99%)
- R.D.SH 1 këshilltar (gjithsej 288 – 2.56%)
- AD 1 këshilltar (gjithsej 332 – 2.95%)