Best Channel TV: Bluzat e bardha janë në frontin e parë të luftës ndaj covid 19-të, e për pasojë nuk janë imun ndaj virusit. Infermjerja Lefteri Dashi nga Bërzeshta ka treguar eksperiencën e saj sesi e përballoi periudhën e infektimit.
Infermiera Lefteri Dashi: Jam vetë karantinuar për dy javë në shtepi, pasi u infektova me covid19 tek një familja e fshatit ku kisha vajtur për ti bërë një injeksion një paciente të sëmurë. Tani jam shumë mirë dhe gëzoj shëndet të plotë. Por edhe gjëndja shëndetsore e pacientes është e stabilizuar, pasi tamponi i fundit i ka dalur negativ.
Apeli i Lefterisë është se banorët e fshatit të saj duhet ta marrin seriozisht këtë virus të frikshëm, duhet të ruajnë distancën ndaj njeri tjetrit dhe të vendosin maska mbrojtëse në ambjente të mbullura.
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.