Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Endri Hasa, zhvilloi nje takim me banorët e Prevallit dhe Kostrenjës fshatrat më të largët të bashkisë Librazhd, ndërsa shoqërohej nga kryetari i kësaj partie në Librazhd Bujar Vreto.
Banorët parashtruan disa probleme, por kryesorja për ta ishte rruga e cila bën që të vështirësohet lidhja me qytetin, por dhe një sër problemesh të tjera ekonomike e sociale, sikurse denoncuan mungesën e energjisë elektrike.
Sipas tyre prej vitesh nuk është bërë asnje investim, ndërsa përcuesit dhe shtyllat vijojnë të jënë që në kohën e elektrifikimit, pasi në rrugë dhe afër shtepive shikon shtylla të rrëzuara, të lidhura me huj gardhi dhe shkopij ose varur mbi gurë. Ky ishte dhe shkaku sipas banorëve që gjatë dimrit patën probleme me energjinë elektrike.
Pasi u njoh me shqetësimet e banorëve z.Hasa e konsideroi të paprecedente situatën. Ai i premtoi banorëve se do ta ndjekë problemin e tyre te instancat përkatëse dhe se do ti drejtohet personalisht kryetarit të Bashkisë Kastriot Gurra tu sistemojë rrugën, e cila bën të pamundur edhe dërgimin e prodhimeve të zonës në treg.