Në faqen zyrtare fazebook z.Vreto shkruan se shirat kanë sjellë dëme të mëdha në qytetin e Librazhdit, sidomos në lagjen poshtë shinave të trenit tek fabrika e duhanit.
Autoriteter vendore nuk ju kanë ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura edhe pse uji ka depërtuar brenda në shtëpitë e tyre. Orendi, rroba pajisje elektrike por dhe mielli i bukës notojnë në ujin e shiut që tashmë është kthyer në llucë e baltë. Banorët kërkojnë ndihmë nga emergjencat e bashkisë por dhe nga qeveria qëndrore.
Kryetari Vreto shkoi dhe me tej duke denoncuar disa nga investimet e fundit e duke i etiketuar si jashtë standarteve dhe pa cilësi nga firmat ndërtuese. Si sheshin tek ish agjensia i sapo perfunduar dhe i marrë në dorëzim si vepër gjysmake, ku bizneset janë nën pushtetin e ujit. / LIBRAZHDI.INFO