• Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik
Librazhdi Info
No Result
View All Result
Home Lajme Bashkia Librazhd

Balla dhe Gurra inspektojnë punimet e rrugës së Babjes / Banorët: “FALEMINDERIT” që mbani premtimet

Share on FacebookShare on Twitter

Në drejtimin e Partisë Socialiste, Librazhdi në këto 7 vite ka RILINDUR falë investimeve të shumta të Qeverisë Shqiptare dhe ato të Bashkisë Librazhd. Meritë për këtë kanë deputeti i zonës Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë Kastriot Gurra.

Rruga e Babjes është dëshmia e rradhës e premtive të mbajtura nga deputeti Balla dhe kryebashkiaku Gurra. Rikonstruksioni tërësisht me asfalt i këtij aksi rrugor rural, 3km Librazhd – qëndër Babje, i jep përfundimisht fund kalvarit të vuajtjeve të banorëve të fshatit Babje.

Banorët e fshatit Babje kishin dalur në rrugë për të mirëpritur dhe falenderuar deputetin Balla dhe kryebashkiaku Gurra, për premtimin e mbajtur nga ana tyre dhënë këtij fshati.

Deputeti Balla me anë të një postimi në rrjetin social facebook thekson se rruga Librazhd-Babje financohet nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit, i cili gjithashtu paralelisht po financon edhe ndërtimin e rrugës se Polisit.

Taulant Balla facebook: Pavarësisht një viti të vështirë për shkak të tërmetit dhe të pandemisë, investime të rëndësishme në të gjithë vendin vijojnë.

Me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit është duke u punuar për ndërtimin e rrugëve Librazhd-Babje si dhe Rruga e Polisit.

Akset rrugore janë duke u ndërtuar konform të gjitha parametrave duke qenë, jo vetëm një rrugë që nuk i shërben vetëm fshatrave, por edhe zhvillimit të turizmit duke marrë parasysh se në këtë zonë kalon VIA EGNATIA, interesi për të cilën është gjithnjë e në rritje.

Sëbashku me kryetarin e Bashkisë, Kastriot Gurra inspektuan sot punimet të cilat vijojnë me intensitet të lartë.

Investimet nuk do të ndalen, por do të vijojnë edhe në zona të tjera ku infrastruktura shfaq probleme.

Investimi në këtë segment rrugor prej shumë vitesh kërkohej nga banorët e këtij fshati, të cilët nuk e kanë braktisur vendin e tyre, por vijojnë të punojnë dhe investojnë në këtë zonë. Këta banorë e meritojnë të gjithë vëmendjen tonë dhe ky investim duhet të ishte bërë më herët.

Është shumë e rëndësishme që në bashkëpunim me bashkinë, banorët e zonës së Babjes të trajnohen për zhvillimin e turizmit familjar duke ofruar bujtina të vogla dhe padyshim ushqimin e shkëlqyer bio të zonës.

#PërShqipërinëQëDuam

*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

ADVERTISEMENT

Related Posts

Bashkia Librazhd

Ndihma Ekonomike / Rregullat e reja që do të aplikojë Zyra e Shërbimeve Sociale e Bashkisë Librazhd

September 23, 2020
Bashkia Librazhd

Bashkia Prrenjas: Miranda Rira ka miratuar kontrata kundrejt ligjit ku fushat e druve të ishin nëpër zonat pyjore. Sa ishte në detyrë beri “qejf” me tenderat me taksat me pronën publike e pyjet

August 24, 2020
Balla dhe Gurra inspektojnë punimet në kompleksin arsimor të qytetit Librazhd, ku vijon puna për zgjerimin e shkollës dhe ndërtimi i Sallës së Sporteve 🏀⛹🏻‍♂️⛹️‍♀️🤾🏐🥅
Bashkia Librazhd

Balla dhe Gurra inspektojnë punimet në kompleksin arsimor të qytetit Librazhd, ku vijon puna për zgjerimin e shkollës dhe ndërtimi i Sallës së Sporteve 🏀⛹🏻‍♂️⛹️‍♀️🤾🏐🥅

August 17, 2020
Bashkia Librazhd përkujton 43 vjetorin e dy poetëve martirë “Genc Leka dhe Vilson Blloshmi”
Bashkia Librazhd

Bashkia Librazhd përkujton 43 vjetorin e dy poetëve martirë “Genc Leka dhe Vilson Blloshmi”

July 21, 2020
Bashkia Librazhd

Bashkia Librazhd bën të mundur rikonstruksionin e kanalit vaditës të fshatit Hotolisht

July 16, 2020
Bashkia Librazhd

Bashkia Librazhd rikonstrukton kanalin vaditës kryesorë për fshatrat Fushë Studën dhe Zabzun të Njësisë Administrative Stëblev

July 12, 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të Fundit

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!
Politikë

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!

November 30, 2020

Nga Ilirjan Blloshmi Që kur Salijani-Boçi zgjodhën një obez intelektual për kryetar të PD-së në Librazhd, nuk jam marrë më...

Read more
Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla
Sociale

Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla

November 27, 2020

Librazhdi Ynë facebook - Familja Doda ne Lunik! Falë përgjigjes së menjëhershme të deputetit të zonës sonë Taulantit, u be...

Read more
Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore
Aktualitet

Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore

October 28, 2020

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, ka rrëfyer në studion e Dita Jonë, në A2 CNN, përballjen e tij me Covid-19....

Read more
”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit
Bota

”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit

October 28, 2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë statusin e kryetarit të grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla lidhur me...

Read more
Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit
Vendi

Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit

October 22, 2020

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë me 111 vota pro miratoi rezolutën kundër antisemitizmit, e propozuar nga Kryetari i Grupit...

Read more
Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski
Bota

Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski

October 18, 2020

Taulant Balla facebook: Takimi në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut SHTZ Zoran Zaev: Vendet ndajnë vlerat evropiane dhe...

Read more
Prev Next

LIBRAZHDI INFO

Hapsirë informative dedikuar ngjarjeve kryesore në rrethin e Librazhdit dhe kushtuar fokus të veçantë personazheve të kësaj zone kudo që ndodhen

NA NDIQNI

Facebook

Instagram

KONTAKTONI

E-mail: kontakt@librazhdi.info

Tel: +355 6x xxxxxxx

© 2020 Librazhdi Info

No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik

© 2020 Librazhdi Info