• Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik
Librazhdi Info
No Result
View All Result
Home Personazhe Intervista

ARTI NË KOHË PANDEMIE / Intervistë me piktoren Fatbardha Alimeta për hapjen ekspozitës së saj “Pranverë Pandemike” me 40 punime në qytetin e Librazhdit

Share on FacebookShare on Twitter

Piktorja Fatbardha Alimeta hap ekspozitën e saj “Pranverë Pandemike” me 40 punime në qytetin e Librazhdit. Ku në të gjitha punimet dominojnë ngjyrat shpresës, të cilat përcjellin edhe një mesazh domethënës për këtë periudhë pandemike që kaloi mbarë njerëzimi.

Portali “VISION” zhvillon një intervistë me piktoren Alimeta, ku kjo e fundit tregon për artëdashësit dhe shikuesit e tjerë se si i lindi ideja dhe se nga i erdhi burimi i frymëzimit për këtë inisiativë.

Fatbardha Alimeta: Përshëndetje, jam Fatbardha Alimeta nga qyteti i Librazhdit. Gjatë kësaj kohe të pandemisë, u detyruam të vetë izolohemi dhe to mos jemi në kushte normale. Mendova që ta kaloja këtë periudhë jo me stres, por duke u marrë kryesisht me art pse jo dhe më pas mendova që për deri sa ishin gati 40 punime u mundova ti vij publikut me këtë ekspozitë që quhet “Pranverë Pandemike”.

U quajt kështu sepse gjithçka u inspiruar nga dritarja. Jemi frymëzuar nga natyra, por brenda atij kafazi të vogël që është shtëpia e cila u kthye në një kafaz për ne. Dhe mendova që do të ishte shumë e bukur për qytetarët e Librazhdit, për ta thyer grinë e pandemisë, atë stres që na shkaktoi të gjithëve me thënë të drejtën.

Mendoj që ja dolëm. Janë gati 40 punime, ku e gjithçka po të vesh re ka ngjyra e ka shpresë. Gjithçka vjen e bukur në këto telajo, e cila them të drejtën ishte e vështirë për materiale pasi nuk kishte lëvizje dhe unë kam shfrytëzuar çdo mundësi për të shprehur muzën time.

Gazetari: Mund të ndash me shikuesit e portalit “VISION” se cila është e preferuara juaj në këtë panair?

Fatbardha Alimeta: Në fakt unë adhuroj shumë vjeshtën, por ne sot jemi këtu për pranverën dhe atëhere do të thoja që kjo pranverë po ta shikosh është pa koment. Është një që i ka të gjitha ngjyrat e nuancat, mendoj që është një nga më të bukurat. Më pëlqen kjo pranverë ku ka bojqelle, ka blunë, ka të kuqen, domethënë është një ndërthuerje e bukur, me pak fjalë është vetë pranvera.

Nuk mund ti ndaj pikturat, se të gjitha këto janë shpirti im edhe i vlerësoj, secila ka atë ndjesinë time dhe them që janë të gjitha të bukura. Mbetet ti vlerësoj secili (publiku) sipas shijes së vet, kushdo që do ta vizitoj ekspozitën.

Gazetari: Mendoj që hapja e një galerie në një periudhë pandemie ku njerëzit janë shumë të stresuar dhe ngarkuar psikologjikisht, është edhe një mesazh apo jo?

Fatbardha Alimeta: Mesazhi im ishte se duke parë që lajme të vazhdueshme jepnin shifra çdo ditë për COVID-19 dhe gjendja e njerëzve ishte në një far trysnie të COVID-19, për ta larguar disi atë mendje ………………………………….. ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtmë

*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal. 

ADVERTISEMENT

Related Posts

Intervistë me Anxhela Aliaj – vajzën tatuatore nga qyteti i Librazhdit
Intervista

Intervistë me Anxhela Aliaj – vajzën tatuatore nga qyteti i Librazhdit

February 6, 2020
Intervista

Ekspozita në Presidencë / Intervistë e artisti Gëzim Hidri për SCAN TV (video)

January 28, 2020
Intervista

Intervistë me Sami Bahiti: “Volejbolli i femrave, sporti jetëshkurtër në Librazhd”

January 28, 2020
Intervista

Hapet palestra FIT4LIFE / Mesazhi: Stop Bar-Kafeve dhe Bixhozit dhe mbani trupin në formë duke krijuar një jetë të shëndetshme

April 22, 2018
Intervistë me Klodi Karaj, moderatorin nga Prrenjasi të Televizionit “Ora News”
Intervista

Intervistë me Klodi Karaj, moderatorin nga Prrenjasi të Televizionit “Ora News”

April 21, 2018
Besim Fetar

Intervistë me Ylli Gurra, teologu i famshëm nga Dragostunja që përhap fenë islame në Shqipëri

April 8, 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të Fundit

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!
Politikë

Lulzim shkrije me mirë PD-në e Librazhdit!

November 30, 2020

Nga Ilirjan Blloshmi Që kur Salijani-Boçi zgjodhën një obez intelektual për kryetar të PD-së në Librazhd, nuk jam marrë më...

Read more
Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla
Sociale

Familja e Xhevdet Dodës nga fshati Lunik me shtëpi të re falë mbështetjes së deputetit Taulant Balla

November 27, 2020

Librazhdi Ynë facebook - Familja Doda ne Lunik! Falë përgjigjes së menjëhershme të deputetit të zonës sonë Taulantit, u be...

Read more
Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore
Aktualitet

Kryebashkiaku i Librazhdit rrëfen përballjen me Covid-19, apel për shmangien e dasmave dhe ceremonive mortore

October 28, 2020

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, ka rrëfyer në studion e Dita Jonë, në A2 CNN, përballjen e tij me Covid-19....

Read more
”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit
Bota

”Qëndrojmë së bashku”, kryeministri i Izraelit shpërndan statusin e Ballës: Sot takohemi të gjithë tek Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit

October 28, 2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë statusin e kryetarit të grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla lidhur me...

Read more
Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit
Vendi

Pas miratimit të rezolutës, Balla konfirmon pjesëmarrjen e Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit

October 22, 2020

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë me 111 vota pro miratoi rezolutën kundër antisemitizmit, e propozuar nga Kryetari i Grupit...

Read more
Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski
Bota

Turi i takimeve në Maqedoninë e Veriut / Balla pritet nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski

October 18, 2020

Taulant Balla facebook: Takimi në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut SHTZ Zoran Zaev: Vendet ndajnë vlerat evropiane dhe...

Read more
Prev Next

LIBRAZHDI INFO

Hapsirë informative dedikuar ngjarjeve kryesore në rrethin e Librazhdit dhe kushtuar fokus të veçantë personazheve të kësaj zone kudo që ndodhen

NA NDIQNI

Facebook

Instagram

KONTAKTONI

E-mail: kontakt@librazhdi.info

Tel: +355 6x xxxxxxx

© 2020 Librazhdi Info

No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Sport
  • Vendi
  • Bota
  • Kulturë
  • Art
  • Personazhe
  • Reportazh
  • Turizëm
  • Historik

© 2020 Librazhdi Info