Zjarrëfikësit e MZSH Prrenjas ditën e djeshme për 5 orë me rradhë në kushte të vështira kanë arritur të bëjnë të mundur izolimin dhe ndalimin e përhapjes së vatrave të zjarrit në malin e Qukësit tek Liqeni i Kuq, të cilat favorizoheshin nga era e fortë dhe temperaturat e larta.
Bashkia Prrenjas facebook: Sot (17.09.2020) rreth orës 11 është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Qukësit tek Liqeni i Kuq , e favorizuar edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta
Menjëherë pasi morën lajmin ekipi i MZSH Prrenjas është gjendur në kohën e duhur për të shuar flakët dhe për të minimizuar mundësinë për dëme më të mëdha edhe pse flakët kishin marr fuqi të papërballueshme për shkak të erës!
Pas 5orë përpjekjesh me flakët dhe tymin bën të mundur izolimin dhe ndalimin e përhapjes nga pjesa tjetër e pyllit me dru ahu , dellinje etj.
Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri ndodhej në një terren tepër të vështirë dhe kjo e bëri akoma më të vështirë punën e ekipit por jo të pamundur!
Duhet të falenderojmë kryetarin e fshatit Qukës -Skënderbe ,grupin e zonave të mbrojtura dhe një grup punonjësish të një subjekti privat të cilët iu bashkuan punës së ekipit të MZSH-së për të shuar flakët
Apeli ynë është për personat e papërgjegjshëm shkaktarë të zjarrvënies me dashje, të cilët veprojnë pa u menduar që nga kjo pakujdesi dëmtohen hektar me pyje Kujdes
Gjithashtu një tjetër vatër zjarri është regjistruar 10 ditë më parë në vendin e quajtur “ Liqeni i Kuq “ në Malin e Quksit
Bashkia Prrenjas facebook: Ditën e sotme (06.09.2020) rreth orës 13:30 ka rënë zjarr në vendin e quajtur “ Liqeni i Kuq “ në Malin e Quksit
Ndërhyrja e menjëherëshme e ekipit të MZSH Prrenjas ka bërë të mundur shuarjen plotësisht të këtij zjarri
Trupa zjarrëfikëse në një terren të thepisur është përpjekur plot 5 orë për shuarjen dhe izolimin total të këtij zjarri
Është vepruar dhe menaxhuar në kohë rekord për mos lejuar djegien e sipërfaqeve me pyje ahu
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.