Partia Demokratike në Librazhd i’u përgjigj pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak. Kryetari Z. Bujar Vreto ka zgjedhur rrjetin social facebook për të ndërgjegjësuar qytetarët e Librazhdit që të dhurojnë gjak në këtë periudhë të vështirë për gjak.
Bujar Vreto facebook: Dhuro edhe ti..💪! Ndihma për jetën.
Rezervat në bankën e gjakut janë në limite, ndaj thirrja e Kryqit të Kuq vijon të jetë aktive ndaj qytetarëve për të dhuruar gjak.
*Material i përgatitur nga LIBRAZHDI INFO. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.