Ballina KF Sopoti “Sopoti 1 – 2 Veleçiku” – Skuqet me kartona ndeshja. Rreshka shtyn...

“Sopoti 1 – 2 Veleçiku” – Skuqet me kartona ndeshja. Rreshka shtyn arbitrin dhe rrezikon deri në dy vite denim.

SHPËRNDAJE
Reklama

Sopoti i Librazhdit u mund këtë të shtunë me rezultatin 2-1 nga Veleçiku, skuadra e vendit të dytë në klasifikimin e përgjithshëm të grupit A të kategorisë së II-të.

Reklama

Librazhdasit do të arrinin të shënonin të parët duke e mbyllur pjesën e parë në favor të tyre me rezultatin 1-0. Por pjesa e dytë ka qënë shumë këmngulëse për miqtë, të cilët e kanë gjetur rrjetën e portës së vendasve dy herë në harkun kohorë të dy minutave 54’ dhe 56’ duke dalur të fituar nga kjo përballje.

Ndeshja ka qënë tepër e tensionuar, ku dhe gjyqtarit të takimit i është dashur të nxjerri plot 4 kartona të kuq, dy për miqtë dhe dy për vendasit (KF Sopoti: LLojku dhe Rreshka).

Martin Rreshka, qëndër sulmuesi i KF Sopoti, pasi ka marrë kartonin e kuq ka sulmuar arbitrin e takimit duke e shtyrë atë. Ky gjest rrezikon të riun Rreshka nga një dënim i Komisionit të Disiplinës larg fushave të blerta nga gjashtë muaj deri në dy vjet. / LIBRAZHDI.INFO

Reklama