Ballina KF Domosdova Paqe në derbin Sopoti 0-0 Domosdova. Librazhdasve ju anullohet një gol i...

Paqe në derbin Sopoti 0-0 Domosdova. Librazhdasve ju anullohet një gol i rregullt. Flet trajneri Kënga.

SHPËRNDAJE
Reklama

Paqe në derbin librqzhdas

Reklama

Sopoti 0 – 0 Domosdova

Ishte një ndeshje në përgjithesi e mirë, por jo në pritshmërite e duhura kjo dhe për shkakun sepse terreni ishte jo i përshtatshëm për zhvillimin në kushte normale.

Pjesa e parë ishte me e luftuar në mesin e fushës dhe rastet ishin te pakëta në të dy kampet.

Pjesa e dytë u dominua nga Sopoti ku edhe shënuam një gol të rregullt me Gocin por miqteë e kontestuan fuqishëm si gol në pozicion të parregullt.

(pamje nga aksioni i golit ku duket qartë lojtari i Sopotit nuk ështē në pozicion jashtë loje)

Ne këtë drejtuesit e Sopotit me një sjellje Fair-Play duke marrë mirkuptimin e albitrit e anulluan golin.

Pavarsisht rasteve të shumta ekipi i Sopotit nuk arriti të fitojë për meritë edhe të portierit mik.

Trajneri Klajdi Kënga shprehet për miqësoren e sotme me ekipin e Domosdovës:

Jam i kënaqur me ekipin sidomos në pjesën e dytë ku e dominuam takimin, duhet të kishim qënë më të ftohtë përball portës sepse krijojmë shumë raste dhe finalizimi na mungon.

Vendosëm për të kërkuar anullimin e golit për të hequr pergjegjësinë edhe të treshes arbitrave që jan shumë të rinjë në moshë dhe për të shmangur paragjykimet

Jemi gati per startin e kampionatit te fazes së dytë.

Reklama