Ballina Arte marciale Njihuni me Florjan Doskaj kampionin e Kikboksit Botëror, i cili është nga...

Njihuni me Florjan Doskaj kampionin e Kikboksit Botëror, i cili është nga Dorëzi i Librazhdit

SHPËRNDAJE
Reklama

Me arritje të vendit të 3-të në Botë ne 12-19.Nëntor Bahrain kikbokseri Florian Doskja me origjinë nga Fshati Dorëz arriti të rrëmbejë medaljen e bronzit në kampionatin botërorë që u mbajt në Bahrejn. Florjani e ka filluar në moshën 23 vjeç këtë sport.

Reklama

Aktualisht stërvitet jashtë në Itali në palestrën më të mirë atje e cila e ka emrin “MMA FRIULI FIGHT TEMA” dhe në Shqipëri ka bashkëpunim me palestrën e presidentit të Federatës Shqiptare z. Arjan Rizaj.

Fillimet e tij i ka nisur në kampionatin Italian në mundje edhe në MMA të cilat e kanë ndihmuar shumë pasi ka fituar fituar disa tituj të ndryshëm dhe ka marrë eksperiencë të madhe.

Ai shprehet se ndihet krenar që ngrin lartë flamurin shqiptar në çdo garë kur merr pjesë.

Është një ëndërr që po ngren flamurin e Shqipërisë dhe ndihet shumë krenar dhe do ta bëjë sa herë që të hyjë në atë kafaz. Flamuri Shqiptar e motivon kur futet në kafaz.

Kickbox është një disiplinë shumë e rëndë në krahasim me të tjerat ku futen të gjithë llojet e disiplinave si mundje e lirë, greko romane, grapling, jujitsu, karate, boxe etj. por mund të ketë shumë premtime ky sport sepse djemtë shqiptarë janë të fortë, mjafton të kenë vullnet dhe mund të dalin vërtetë kampion në çdo kategori që bëjnë pjesë.

Objektivi për të ardhmen është të arrijë në nivele të larta siç është UFC dhe ka besim se do ta arrijë së shpejti.

Reklama