Ballina Aktualitet Mesazh: Shpetim Hala, Kandidat për President i FSHF

Mesazh: Shpetim Hala, Kandidat për President i FSHF

SHPËRNDAJE
Reklama

Edhe pak ditë na ndjajnë nga zgjedhjet e 7 Shkurtit për president të Federatës Shqiptare të futbollit.

Reklama

Gjatë kësaj kohe kam marrë mbështetje maksimale nga cilit do, pasi jam në garë si njeri i sportit si njeri pa mbështetje politike.

U bëra pjesë e garës sepse mendoj që me energjitë që kam mund të sjell një frymë të re në drejtimin e Federatës së Futbollit.

Jam këtu sepse gjatë gjithë kësaj kohe kam pasur mbështetjen e pakufizuar të familjes time, të prinderve të mi, vëllezerve bashkëshorteve të tyre, të nipërve dhe të gjithë dashamirësve.

Une betejen e pare e fitova pasi guxova qe te kandidoj per kete post perballe dy njerezve me mbeshtetje te gjere polotike dhe mediatike.

U mumdova që me thjeshtësinë që më karakterizon të përcjellë mesazhe sporti dhe jo politike.

Tani është në dorë të 66 burrave dhe grave delegatë në Asamblene e 7 shkurtit që të zgjidhin më të mirin për 4 vitet e ardhshme.

Unë besoj fort se ata do të dinë të zgjidhin
dhe zgjidhja e tyre do të jetë Shpëtim Hala,
pasi vi nga bota e sportit, sepse jam larg ndikimeve politike dhe klienteliste.

Më 7 shkurt shpresoj që të jepet leksioni i parë duke votuar një njeri të thjeshtë por me vizion larg pamës.

Shpetim Hala
Kandidat për President i FSHF

Reklama