Ballina KF Sopoti Librazhdasit nuk e njohin fitoren! Sërisht barazim, këtë herë me Partizanin B...

Librazhdasit nuk e njohin fitoren! Sërisht barazim, këtë herë me Partizanin B në shifrat 1 – 1.

SHPËRNDAJE
Reklama

Të dielën e 4 Marsit u luajt ndeshja e pesëmbëdhjetë për librazhdasit e KF Sopoti, ku përballë kishin miqtë kryeqytetasit e Partizanit B. Takimi përfundoi me rezultatin e barabartë 1 – 1.

Reklama

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa u prekur rrjetat e të dyja ekipeve.

Me fillimin e pjesës së dytë te dyja ekipet bëjnë nderrimet e para, ku për librazhdasit 46’ del E.Goci dhe futet në lojë R.Sula.

Djemtë e trajnerit Kënga marrin situatën e lojës në kontroll dhe në minutën e 50-të vjen goli i parë me shënues E.Seferi.

Kryeqytetasit bëjnë dy ndërrimet e fundit 55’ dhe 63’ për të përforcuar sulmin, dhe nuk vonon shumë edhe goli i barazimit vjen në minutën e 74 me shënues M.Bajo.

Vendasit të pafuqishëm për të reaguar dhe shënuar golin e fitores, ndëshkohen për ndërhyrje të rënda dhe protesta kartona të verdhe E.Seferi 81’ dhe E.Llojku 83’ si edhe me kartonin e kuq A.Rreshka 84’.

Ishte një 90 minutësht tjetër dështues për ekipin librazhdas, që akoma nuk po e gjen veten me ecurine e rezultatet pozitive, aq të munguara për tifozerinë e KF Sopoti.

Reklama