Ballina KF Sopoti Librazhdasit më në fund gjejnë fitoren “KF Sopoti 2 – 1 Spartaku”

Librazhdasit më në fund gjejnë fitoren “KF Sopoti 2 – 1 Spartaku”

SHPËRNDAJE
Reklama

Për djemtë e teknikut Kënga vjen fitorja e shumë pritur në ndeshjen e ditës së sotme kundra Spartakut në kompleksin sportiv Elbasan. Mbas barazimeve të një pas njëshme djemtë e KF Sopotit arrijnë të marrin tre pikëshin e parë për 2018.

Reklama

Pjësa e parë përdundon me rezultatin e barabartë për të dyja ekipet. Ishin librazhdasit ata që shënuan të parët me Jugun por miqtë vepruan shpejt dukë barazuar shifrat në 1 – 1.

Pjesa e dytë flet vetëm për Sopotin pas ndryshimeve taktike të lojës nga trajneri Kënga dhe ndërrimeve të bëra prej tij për të kërkuar njē lojē akoma më shumë sulmuese. Dhe pas rasteve të shumta, vjen dhe goli i fitores me anë të Tanushit në minutën e 70-të të takimit.

Më këtë fitore librazhdasit ngjiten në kuotën e 11 pikëve dhe pozicionohen në vëndin e 12 në klasifikimin e tabelës së Grupit A. / LIBRAZHDI.INFO

Reklama