Ballina KF Sopoti “KF Sopoti 0 – 0 Tirana B”. Dy futbollistë librazhdas lënë fushën...

“KF Sopoti 0 – 0 Tirana B”. Dy futbollistë librazhdas lënë fushën e blertë pas dëmtimeve gjatë ndeshjes.

SHPËRNDAJE
Reklama

Sopoti sërisht nuk arrin të fitojë, kësaj rradhe ndaj “Tirana B” ekipit zinxhir kryeqytetas me traditë të madhe në futbollin shqiptar “Tirana”

Reklama

LIBRAZHDI.INFO kontakoi me trajnerin Klajdi Kënga ku dhe u shpreh në lidhje me ndeshjen e sotme:

Ndeshja nisi shumë e mirë ku 20 minutat e para krijuam shumë volum loje dhe mund të kishim kaluar në avantazh në qoftëse Jugu do ishte treguar më i saktë para portierit.

Na kushtëzuan shumë 2 ndërrime të detyruara në pjesën e parë për arsye dëmtimesh ku u larguan nga loja kapiteni Spahiu dhe sulmuesi Karaj.

Pjesën e dytë e dominuam kundërshtarin ku krijuam një mori rastesh ku dhe mungesa e eksperiences ndikon në finalizim, por një meritë kishte edhe portieri kundërshtar i cili për fatin tonë të keq ishte në një ditë shumë të mirë.
Jam shumë optimist për këtë grup futbollistësh të cilët duan kohën e tyre për të fituar pjekurinë, mos të harrojmë që po luajmë me mungesë të lojtarit tonë më të rëndësishëm “Tifozët”.

Tabela në renditje nuk na përshtatet aspak duke marrë parasysh atë që kemi demonstruar në fushë.

Reklama