Ballina KF Sopoti Kënga / Lojrtarët ranë pre e provokimeve. Mënyra se si u sollëm...

Kënga / Lojrtarët ranë pre e provokimeve. Mënyra se si u sollëm në fushë pjesën e dytë la shije të hidhur

SHPËRNDAJE
Reklama

Trajneri Klajdi Kënga i pyetur nga portali LIBRAZHDI.INFO për humbjen me Veleçikun në fundjavë dhe incidentet e lojtarëve të KF Sopoti gjatë 90min me kundërshtarët dhe arbitrin kryesor, shprehet se: 

Reklama

Ishte një ndeshje e vështirë sepse përball kishim një ekip pretendent që synon kategorinë e parë. E filluam ndeshjen shumë mirë ku e dominuam kundërshtarin dhe shënuam shumë shpejt .

Kundershtari ishte nën presionin e rezultatit dhe pas mbarimit të pjesës parë ajo që i kërkova lojtarëve ishte të ruanin qetësinë dhe të mos biem pre e provokimeve të kundërshtarit, por të vazhdonim lojën si në pjesën e parë dhe ti ndëshkonim në kundërsulm .

Mungesa eksperiences ndikoi përsëri ku ekipi u nervozua, filloi konfliktime me kundërshtarët, humbëm qetësinë dhe si pasojë erdhën 2 gola për 2 minuta.

Në futboll janë të treja rezultatet dhe janë të pranueshme, por mënyra se si u sollëm në fushë pjesën e dytë la shije të hidhur.

Gjithsesi nuk kemi kohë për të humbur, do ta analizojmë me hollësi këtë ndeshje përsa i përket disiplinës sportive në fushën e lojës, ku për ekipin tonë ka më shumë rëndësi se rezultatet. / LIBRAZHDI.INFO

Reklama