Ballina Sport Ish kandidati për President i FSHF Shpëtim Hala, i sjell fat Sopotit!

Ish kandidati për President i FSHF Shpëtim Hala, i sjell fat Sopotit!

SHPËRNDAJE
Reklama

Djali nga Librazhdi Shpëtim Hala, do mbahet mend si i riu që u përball për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Reklama

Me një karrierë modeste në arbitrim në Itali, Hala dha dorëheqjen për shkak të racizmit.
Pasi u kthye në Shqipëri Hala, pati një kontribut të vecantë në fushën e gazetarisë.

Pas garës për president, Shpëtim Hala së fundi është bërë vëzhgues i Federatës së futbollit.
Debutimi i djalit nga Librazhdi, e bëri debutimin pikërisht me ekipin e Sopotit.

Me sa duket Hala, i ka sjellë fat ekipit të vendëlindjes i cili është kthyer tek fitorja pas shumë kohësh.

Shpresojmë që Shpëtim Hala, të ketë këmbën e mbarë për futbollin e qytetit të Librazhdit dhe jo vetëm. / LIBRAZHDI.INFO

Reklama