Ballina KF Sopoti GOLAT: “Sopoti 2 – 3 Gramshi” ndeshje e luajtuar dt.11.02.2018 fusha sportive...

GOLAT: “Sopoti 2 – 3 Gramshi” ndeshje e luajtuar dt.11.02.2018 fusha sportive Elbasan. Shikoni videon me golat shënuar.

SHPËRNDAJE
Reklama

Vjen humbja e parë për 2018 “Sopoti 2 – 3 Gramshi”. Për librazhdasit shënuan Martin Reshka dhe Ergys Toçka

U luajt të dielën dt.11.02.2018 në Elbasan ndeshja e parë e fazës së dytë “Sopoti – Gramshi” e cila përfundoi me fitoren e miqëve 3 – 2.

Reklama

Sërisht librazhdasit janë të pa fat në arritjen e një rezultati pozitiv.

Ndeshja filloi mirë për Sopotin ku shënuan të parët me sulmuesin Martin Rreshka dhe i kishin të gjitha shanset ta mbyllnin pjesën e parë me dy gola në avantazh.

Por kur Sopoti po dominonte lojen e pjesës së parë, vjen edhe momenti me i vështirë për ekipin e Klajdi Këngës.

I riu Orges Tanushi, qëndër mbrojtësi i ekipit ndëshkohet me kartonin e kuq, ku brenda 45 minutave të para merr kartoni e dytë të verdhë duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.

Pjesa e parë mbyllet 1 – 0 për librazhdasit.

Me fillimin e pjësës së dytë ekipi i Gramshit do të gjej rrjetën dy herë tek porta e librazhdasve. E para me anë të një penalltie të kontestuar fort nga librazhdasit dhe goli 2 vjen nga nje goditje 30m larg nga porta.

Nuk vonon shumë, vjen dhe goli i barazimit 2 – 2 pë Sopotin, ku blerja më e re Ergys Toçka do të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Loja është shumë e fortë ku nga të dyja ekipet kemi kundërsulme të një pas njëshme në kërkim të golit të fitores.

Ekipi i Gramshit do të realizonte edhe golin e 3-të, duke mundësuar librazhdasve humbjen e parë për fazë e dytë si dhe duke e nisur 2018 me një rezultat jo të kënaqshëm për dashamirësit e KF Sopoti.

Reklama