Ballina Sport Armando Duka zgjidhet president i FSHF-së për herën e peste!

Armando Duka zgjidhet president i FSHF-së për herën e peste!

SHPËRNDAJE
Reklama

Armand Duka është rizgjedhur president i federatës shqiptare te futbollit. Por mandatin e tij te peste zoti Duka e mori pasi raundit te dyte zgjedhor e nevojshme per te zgjedhur kreun e ri te institucionit te futbollit.

Reklama

Kjo gare nuk ishte si here te tjera, por rezultoi shume e vështire per Duken qe kishte 16 vjet ne krye te futbollit. Ne raundin e pare te zgjedhjeve ne ansamble askush nuk rezultoi fitues ku kërkoheshin 2/3 e votave ose 44 vota.

Armand Duka mori 39 vota, Bashkim Fino 22 vota, kandidati i trete ish gjyqtari shpëtim Hala 0 vota duke u skualifikuar, ndërsa 4 vota rezultuan te pavlefshme. Palët ju drejtuan raundit te dyte ku duhej 50 % e votave plus 1.

Ne këtë raund Armand Duka rezultoi fitues 38 vota duke lene prapa Bashkim Finon me 24 vota, ndërsa 3 vota u shpallen te pavlefshme. Menjëherë pas shpalljes se fituesit Bashkim Fino paralajmëroi se procesi ishte i parregullt me listat e delegateve duke deklaruar se do te ankimoje jo vetëm te ashtuquajturat 12 shoqatat fantazme, por edhe disa skuadra me te drejte vote por qe nuk marrin pjese ne aktivitete.

“Nuk jam i surprizuar, e prisja rezultatin. Ishte një proces i parregullt që nga votimi i 12 shoqatave të paregjistruara në gjykatë. Dhe diferenca prej 18 votash është rezultat i këtyre 12 shoqatave dhe klubeve ilegale.

Ekipe si Olimpiku, Vlora apo dhe Fieri, nuk janë pjesë e futbollit dhe vendosja e delegatëve ishte edhe guri edhe arra në thes, këta votuan dhe tregon për diferencën që zoti duka fitoi në këto zgjedhje.

Do vijojmë me procesin gjyqësor në gjykatat shqiptare, më pas do e ndjekim në CAS dhe në FIFA.”

Nga ana tjetër, fituesi per here te 5 te krye te institucionit te futbollit Armand Duka ju kundërpërgjigj se nuk eshte trup gjykues, por president i zgjedhur dhe se do te korrigjoje ato për te cilat është kritikuar.

“Nuk jam trup gjykues, jam president i sapozgjedhur dhe ajo që do të bëj është jo vetëm të realizoj të gjitha ato që kam premtuar, për të korrigjuar ato për të cilat më kanë kritikuar.”

Ne përfundim te zgjedhjeve,zv/presidenti i UEFA Grigori Surkis e cilësoi procesin te rregullt dhe nuk ka humbës nga kjo gare, duke i bere thirrje edhe Bashkim Finos ta ndihmoje futbollin shqiptar nga pozita qe ai ka.

“Zgjedhjet ishin brenda rregullave. Për mendimin tim nuk ka humbës nga ky proces. Është detyrë e federatës që të zhvillojë futbollin në Shqipëri. Kemi ide të reja se si UEFA do ta ndihmojnë futbollin shqiptar. U bëra thirrje kandidatëve që të ndihmonin futbollin shqiptar pasi kjo është në interesin tuaj. Dua që të uroj presidentin e futbollit dhe t’i uroj suksese. Fino mund ta ndihmojë futbollin nga pozita që ai ka.”

Asambleja zgjedhore e FSHF zgjodhi edhe komitetin e ri drejtues ku bëjnë pjese presidenti, dy zv/presidente dhe 8 anëtare.

Reklama