Ballina Arsimi Rrezikuan studimet universitare, Taulant Balla zgjidh hallin e 4 maturantëve të shkollave...

Rrezikuan studimet universitare, Taulant Balla zgjidh hallin e 4 maturantëve të shkollave ”Ibrahim Muça” dhe “Halit Bërzeshta”

2194
0
SHPËRNDAJE

4 maturantë të shkollës se mesme “Ibrahim Muça” Librazhd dhe “Halit Bërzeshta” Prrenjas rrezikuan të mos vazhdonin studimet universitare sipasoj e një gabimi njerëzor të grupeve të punës të këtyre dy shkollave gjatë hedhjes së notave të maturantëve në sistem.

Maturantët pasi nuk shfrytëzuan dot edhe datën e fundit që sistemi pranonte korigjimet në gabimet e bëra, pothuajse e humbën shpresën për të vazhduar studimet universitare për këtë vitë akademik. 

Deputeti Taulant Balla me tu njohur me këtë situatë pas apelimit për ndihmë të maturantëve dhe familjarve të tyre, sëbashku me ministren e arsimit Lindita Nikolla zgjidhin brenda ditës së sotme problemin e tyre duke ngritur një grup të posaçem pune me punonjës të MASH, ZA Librazhd dhe dy shkollave të mesme të Librazhdit dhe Prrenjsit.

Pas verifikimeve të dokumentacioneve u bënë edhe korigjimet e duhura duke i dhënë të drejtën 4 maturantëve të ndjekjes të studimeve universitare.

Ky nuk është rasti i vetëm që deputeti Taulant Balla i gjendet pranë nxënësve dhe studentëve të dy bashkive Librazhd dhe Prrenjas. / Librazhdi Info

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here