Ballina Kronikë Lajmi i Fundit / 7 vjeçari aksidentohet nga traktori në Qukës. Niset...

Lajmi i Fundit / 7 vjeçari aksidentohet nga traktori në Qukës. Niset me urgjencë në Spitalin e Traumës, Tiranë

2510
0
SHPËRNDAJE

Një 7-vjeçar është aksidentuar duke rënë nga zetori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës në fshatin Karkavec të Prrenjasit.

E. Rr, 7 vjeç është kapur pas një rimorkio zetori, pasi drejtuesi i saj K. V, 50 vjeç e kishte ngarkuar në shtëpinë e të atit të 7-vjeçarit me pleh organik. Ai do e çonte plehun nga shtëpia drejt tokave të G. Rr, në fshat. I mituri ka rënë aksidentalisht nga rimorkio, duke marrë dëmtime në kokë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale. LIBRAZHDI.INFO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here