Ballina Politikë Bujar Vreto flet për herë të parë për humbjen e zgjedhjeve. Objektivat...

Bujar Vreto flet për herë të parë për humbjen e zgjedhjeve. Objektivat e PD Librazhd për zgjedhjet vendore 2019 dhe parlamentare 2021

714
0
SHPËRNDAJE

Në emrin tim dhe të degës PD Librazhd, ju falenderoj që më mundësuat këtë intervistë për të shprehur mendimet e mia lidhur me situatën politike në rrethin e Librazhdit, e cila momentalisht është shumë e vështirë por ne nuk duhet ta shikojmë si dramatike dhe të parikuperueshme.

Antibashistët në PD?!

Basha të kuptojë se ç’kemi hequr ne drejtuesit e degëve nga konet e tyre në bazë, që nga viti 2014. Humbjen e PD-së, unë mendoj që duhet ta shikojmë në tre apo më shumë dimensione.

Në drejtim të degëve të PD-së u emëruan njerëz që nuk dinin asgje ç’kishin hequr militantët dhe shtresat e tjera të shoqëris për ardhjen e PD-së në pushtet, por kishin qënë pjesë e grabitjes të institucioneve dhe zyrave të PD-së. Një pjesë e zyrtarëve të PD-së filluan të sillen keq jo vetëm me demokratët por me gjithë qytetarët, filluan të merrnin ryshfet, zyrat ku drejtonin i mendonin sikur të ishin të babës, kjo bëri që në 2013 të humbim dhe thellë.

Demokratët qartësisht votuan z.Lulzim Basha me një antarë një votë pas dorëheqjes te z.Sali Berisha. Një erë e re filloi dhe shpresa u kthye. Rregulla të qarta u përcaktuan për zgjedhjet e krerëve të degëve dhe kryesitë e tyre, kjo i dha të drejtë antarësisë të linte jashtë cdo ish drejtues që kishte abuzuar me karrigen në pushtetin 2005-2013.

Këtu përmend edhe rastin tim, ku antarësia më votoi me 82% të votave mes 6 kandidaturave në raundin e parë, pra ishte një mesazh i qartë që abuzuesit duhet të ishin në rreshtin e dytë apo të tret dhe ndonjeri prej tyre që kishte marrë vetëm votën e vet për anetar kryesie të mos ishte fare pjesë e ekipit të ri drejtues.

Por ç’ndodhi?!

Pjesa qe projektoi dhe përpunoi opinion se po nuk fituam në 2017 do fitojmë në 2021, dhe ketu flas pa doreza per sekretariatet e organizimit dhe burimeve njerzore, të cilet krijuan një hendek të madh artificial mes drejtimit në degë dhe lidershipit të PDSH-së. Ne u perpoqëm shumë dhe baza bëri propozimet për zgjedhjet lokale, por këto dy sekretariate me megalomani apo dashakeqësi në bashkëpunim me deputetin e deleguar nga PDSH, që mbulonte degën tonë në rrethin Librazhd, na pamundësuan të vendosim një antarë këshilli dhe jo më të dëgjoheshim për kandidaturat (gjithçka i kam me fakte) i them këto sepse baza dhe opinion publik kërkonte që ne të rinovoheshim dhe të startonim për betejen e 2017.

Por,… humbja e pushtetit lokal u faturua si humbje e kryetarëve të degëve dhe jo e ketyre politikëbërësve në dëm të PD-së dhe mbrojtjes të interesave të tyre presonale, gjë që u vërtetua shumë shpejt dhe kryetari Basha, ku ju tregoi vendin ne 2017 për të cilën e falenderoj, se me këtë veprim ai tregoi se Partia Demokratike nuk është fole miqsh dhe interesash të ngushta, por vendi i vlerave dhe kontributeve.

Zgjedhjet e 2017 treguan edhe njëher se sa e domozdoshme është baza e partise dhe shtresat e shoqërisë që kanë lidhje shpirtërore dhe programore me këtë forcë politike, por dhe u vertetua se sa i rëndësishëm është zëri dhe mendimi i antarësis, forca dhe domozdoshmëria e militantëve, mbështetja dhe vota e ish të përndjekurve politikë, kontributi ish pronarëve, intelektualëve dhe cdo kujt që ka besuar dhe beson tek vlerat e PDSH-së.

Zgjedhjet e 2017 treguan se sa i domozdoshëm është perfaqësimi politik me individë të spikatur dhe që kanë njohje dhe lidhje të forta me strukturën dhe elektoratin e zonës. Qarku jonë pati përfaqësues të shkëlqyer si E. Spaho, E .Hasa, T .Zeneli, A.Elezi por pati edhe individë përçarës të strukturës PD-së dhe që kishin bërë dëme gjatë qeverisjes tonë 2005-2013 (për etik nuk po përmend emrin).

Objektivat e PD të Librazhdit për zgjedhjet locale 2019 dhe vendore 2021

  • Evidentimi i anëtarësisë,anëtarësime të reja,ftesë për cdo kënd qe ka kontribuar ndër vite për PD, i cili është larguar për arsye të ndryshme.
  • Rikthimi tek militantët dhe vlerësimi i punës së tyre për ekzistencën e PD.
  • Rikthimi tek çeshtjet e pazgjidhura për ish pronarët, të perndjekurit politik dhe çdo shtresë tjetër e shoqërisë që ka lidhje shpirtërore dhe programore me PD-në.
  • Krijimi i hapsirave për të komunikuar dhe shprehur mendimin lirshëm të individëve apo përfaqësusve të shtresave të ndryshme.
  • Anëtarësia të jetë gjithmonë e kontaktuar nga drejtuesit,si dhe të jetë propozuese dhe vendimarrëse me votim të fshehtë për kandidaturat lokale, këshilltarëve dhe deputetëve,se vetëm kështu anëtarësia, drejtuesit e seksioneve, të Grup Seksioneve dhe kryesia,do e ndjejnë veten pjesë të sfidës dhe përgjegjëse.
  • Vendimet të jenë kolegjiale, transparente, të alternohet e reja me të vjetrën, por asgjë të mos ndërtohet mbi bazë nepotizmi apo rushfeti. Çdo kush të ngjitet nëpërmjet punës, kotributit dhe meritës, se vetëm keshtu do arrijmë të kthejmë besimin tek demokratët dhe qytetarët.
  • Të ndalojmë thashethemet, intrigat dhe urrejtjet ndaj njëri-tjetrit, të falim gabimet dhe të lemë anëtarësinë të vendosi mbi përfaqësuesin/en pilitik/e.
  • Qëndra të jetë në koherencë të plotë me mendimin e bazës.
  • Komunikim i pandërprerë i strukturave me komunitetin,duke vënë në dukje kaosin që shkakton qeverisja vendore dhe qendrore në cdo nivel institucional dhe administrative. Informimi i shpeshtë i banorëve duke bashkëbiseduar me fletpalosje apo mjete të tjera informimi mbi dështimet dhe mos mbajtjen e premtimeve elektorale të qeverisë.
  • Angazhimi i njerzëve reputativë në zona të ndryshme duke i bërë pjesë të fushatës tonë zgjedhore dhe duke ju dhënë mundësinë e komunikimit me banoret ku ata kanë mbështetje.

Me tej kryetari Vreto shprehet se:

Unë dua të them se angazhimi im në Partinë Demokratike nuk është i kushtëzuar me të qënurit deputet apo jo, por unë ndjej përgjegjësi ndaj antarëve të PD-së që më besuan e votuan me një rezultat të thellë kundrejt disa kandidaturave për postin e kryetarit.

Ndjej përgjegjëshmëri ndaj familjes dhe gjithë fisit që me mbeshtet pa rezerva.

Dhe e treta që është shumë e rëndësishme, të qënurit drejtues i PD-së e shikoj si mision ndaj qytetarëve të mi duke bërë më të mirën si shërbëtor ndaj tyre, kjo më bën krenar për veten dhe mbiemrin e madh qe kam mbi supe VRETO. Unë në botën time jam njeri i lirë por kurrë nuk do zgjidhja rrugën për të shembur atë që kam ndërtuar me mund dhe sakrifice, kurrë nuk do bëhem pjesë e njeriut të përdorur apo pjesë e pazareve të pista që njerëz të caktuar se kanë për gjë të lëpinë kë kane lart dhe të shkelin kë kanë poshtë. / LIBRAZHDI.INFO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here