Ballina Politikë Aksidenti në Elbasan / Çmendet prap Berisha, akuzon gazetarin për lidhje me...

Aksidenti në Elbasan / Çmendet prap Berisha, akuzon gazetarin për lidhje me Ballën. Ky i fundit: Mëkat se shkrova një lajm?! Ç’mund të thuhet për krimet e tua të dokumentuara?!

2126
0
SHPËRNDAJE

Gazetari i ri Daniel Muçaku nga Librazhdi i cili punon për portalin Dritare.net, ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e lidhi me një ngjarje të raportuar nga “qytetari dixhital” me protagonist numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Muçaku shkruan në rrjetin social Facebook, se mbi ngjarjen ai ju referua komunikatës së policisë si kolegët e tij dhe raportimit përmes fotografive në vendngjarje të cilat tregonin më tepër një akt human të deputetit Taulant Balla.

Ndërkohë, Muçaku e mbyll reagimin e tij duke pyetur Berishën: “Nëse mëkati im është që shkrova thjesht një lajm mbi disa foto, atëherë ç’mund të thuhet për ju që keni krime të dokumentuara?!

GazetariDaniel Muçaku facebook:

Po me mua ç’pati Sali Berisha! 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një status  në Facebook ku tregon për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan.  Në Fotot e kapura duket deputeti Taulant Balla i cili i ka shpëtuar jetën një qytetari duke i dhënë ndihmën e shpejtë. Por çfarë ndodh?  Thuhet se unë si gazetari i Dritare.net paskam manipuluar të vërtetën duke fshehur kështu emrin e viktimës dhe duke nxjerr Ballën si hero, kështu do të mbyllej kjo çështje. Unë do ti thoja diçka ish-kryeministrit Berisha; Nëse mëkati im është që shkrova thjesht një lajm mbi disa foto, atëherë ç’mund të thuhet për ju që keni krime të dokumentuara!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here