Ballina Kronikë Aksidenti në Elbasan / Balla i shpëton jetën qytetarit. Çmendet Berisha, ndryshon...

Aksidenti në Elbasan / Balla i shpëton jetën qytetarit. Çmendet Berisha, ndryshon versionin e ngjarjes. Komunikata e Policisë.

858
0
SHPËRNDAJE

Sali Berisha facebook:

Taulant Balla aksidenton qytetarin! Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! sb

“Pershendetje doktorr … Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”

Taulant Balla facebook:

Sali Berisha je nje plak i cmendur! 

Je nje turp. Po aq turp eshte fakti per ne shqiptaret, qe ti ke qene President, Kryeminister dhe je akoma nje perfaqesues i populli. 

O plak i cmendur! Si mund te shpifesh deri ne kete pike. 

Sot kam bere detyren si nje qytetar i thjeshte. I kam dhene ndihme sadopak nje qytetari te aksidentuar nga nje makine, te cilen e drejtonte nje zonje, e cila ishte e tmerruar nga ajo qe i kish ndodhur. Ishte edhe ajo aty, bashke me nje djale te mitur. Jam i bindur qe Policia me pas ka bere procedurat me drejtuesen e mjetit te perfshire ne aksident.

Kam ndaluar sic ndaluan edhe plot njerez te tjere te zakonshem aty. Kam njoftuar Spitalin e Elbasanit dhe e kam ndjekur situaten e te aksidentuarit ne spital, sepse keshtu jam une. Jam interesuar me pas me Drejtoreshen e Spitalit per ta nisur per sherbim me te specializuar ne Tirane dhe jam me shume shprese qe nuk ka asnje rrezik per jeten.

Lexoje dhe njoftimin perkates te Policise se Shtetit: “Sot rreth orës 16:15, në unazën e qytetit të Elbasanit, shtetësja Ll. Biqiku e datëlindjes 13.08.1981, duke drejtuar mjetin tip Renault me targa AA 373 JY ka aksidentuar shtetasin I. Kondi i datëlindjes 23.10. 1949,…”

Nje apo dy ore me pas, nje media online nga Elbasani kish nxjerre nje lajm, ndoshta dikush kish bere nje fotografi nga shume njerezit qe ishin aty, qe une i kisha dhene ndihme. Kaq. 

Sali Berisha! Ti je nga ata qe vret dhe iken nga vendi i krimit. Me kete qe nxorre nga barku sonte, o gojeprishur, thjeshte me shtove bindjen se je nje i rrjedhur, qe nxjerr nga barku sa me shume balte sa ke mundesi. 

Une nuk jam si ti, o Sali! 

Ti nuk je as burre qe te kerkosh ndjese per kete shpifje te ulet. 

Palo burrë!

Drejtoria Vendore Policisë Elbasan facebook:

Më datë 04.05.2018, rreth orës 20:30, në përfundim të veprimeve të para hetimore  të kryera nga grupi hetimor,  u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,  në ngarkim të shtetases  Ll. B, 37 vjeçe, banuese në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan, pasi:

Kjo shtetase rreth orës  16:15, në rrugën “Zogu i Parë” Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Renault”,  me  targa AA 373 JY, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.K, 69 vjeç, banues në lagjen “Kala” Elbasan, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ndodhjes së aksidentit, kanë ndaluar për t’i  ndihmë qytetarit të plagosur, drejtues mjetesh dhe këmbësorë të rastit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here