Ballina Vendi Projektligji “Për Strehimin Social”, fjala e deputetit Taulant Balla në seancën e...

Projektligji “Për Strehimin Social”, fjala e deputetit Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare

367
0
SHPËRNDAJE

Taulant Balla facebook:

Faleminderit z. Kryetar,

Së pari, një përgënjeshtrim për kolegun Luan Rama që ka të bëjë me Komitetin Kombëtar të luftës kundër substancave narkotike. Ky komitet prej 2013-ës mblidhet në mënyrë periodike dhe miraton strategjitë e qeverisë sonë në luftën pa kompromis kundër çdo lloj forme trafikimi, në rastin në fjalë, të substancave narkotike.

Së dyti, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste sot mbështet fuqimisht një projektligj i cili në historinë e këtij Kuvendi, por edhe në historinë e qeverisjes së majtë të këtij vendi, është një prej faqeve më sociale tonat.

Unë jam shumë krenar që do t’ju them sot të gjitha familjeve të cilat prej vitesh kanë një hall të pazgjidhur, e që ka të bëjë me një prej çështjeve më të rëndësishme, atë të strehimit, të gjitha komuniteteve të varfëra e të pafavorizuara të shoqërisë, se me këtë projektligj hapim një fazë të re të trajtimit social të të gjitha familjeve të pastreha. Fakti që këtë ligj e prezantoi dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë është një garanci shtesë për mbështetjen financiare të problemeve sociale të strehimit si edhe dëshmon rëndësinë që i ka kushtuar qeveria këtij sektori i cili nuk ka vetëm impakt social por edhe impakt ekonomik. Pas këtij projekligji, në emër të grupi parlamentar, unë do ta nxisja qeverinë që të vinim me një paketë tjetër mbështetëse për strehimin që ka të bëjë me të gjitha familjet e reja.

Të gjitha çiftet e reja që sapo martohen, sikurse edhe në vende të tjera të ngjashme me Shqipërinë, qeveria duhet ti mbështesë me një paketë subvencioni për apartamente për të ndërtuar edhe ata familjen e tyre në një strehë, në një banesë ashtu sikurse është një model social në disa vende.

Gjatë vitit 2014-2017 ndryshoi tërësisht qasja jonë përkundrejt familjeve të pastreha. Janë 35 miliardë lekë të dhëna nga qeveria jonë përsa i përket trajtimit të familjeve të pastreha, por kemi dhe 550 milionë lekë të dhëna në investime për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetet rome dhe egjiptiane. Asnjëherë më parë deri në vitin 2014 nuk ishin dhënë kaq shumë fonde dhe për këtë gjej rastin ta falenderoj Eglantina Gjermenin për punën e shkëlqyer në sektorin e Entit Kombëtar të Banesave, drejtuesit e Entit Kombëtar të Banesave që më në fund e vunë këtë ent në punë.

Dua të them që grupi ynë parlamentar së bashku me qeverinë do të organizojnë, edhe në kuadër të llogaridhënies publike, në çdo cep të territorit dëgjesa me banorët. Do t’i ftoja banorët të cilët kanë problematika të strehimit të bëhen pjesë e këtyre dëgjesave publike të llogaridhënies publike të qeverisë për të sqaruar të gjitha çështjet dhe të gjitha risitë që sjell ligji për strehimin social.

Falenderoj, pse jo edhe kolegë të LSI-së që qëndrojnë në sallë për ta mbështetur këtë projektligj sepse në fund të fundit ky është një projektligj tipikisht i majtë, është një projektligj që më në fund marrim një masë ku ata që fitojnë më shumë do paguajnë më shumë sikurse kemi bërë edhe me taksën në fjalë, taksën progresive. Por më e rëndësishmja është se në çdo ndërtim mbi dy mijë metër katërorë për qëllim banimi, 3% e tij i kalon fondit për banesat sociale.

Jo vetëm në Tiranë por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë ne do kemi mundësi ta vëmë dhe ta bëjmë efektiv këtë hap të rëndësishëm që ka ndërmarrë qeveria.

Faleminderit! / LIBRAZHDI.INFO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here