Ballina Art Ekspozita e Gëzim Hidrit / Vizitorë të shumtë mësyjnë në Presidencë për...

Ekspozita e Gëzim Hidrit / Vizitorë të shumtë mësyjnë në Presidencë për të parë punimet artistike të artistit librazhdas (foto-album)

927
0
SHPËRNDAJE

Artisti librazhdas Gezim Hidri, që nga dita e Hënë dt.23.04.18, ka hapur ekspozitën e tij në ambjentet e jashtme të Presidencës, Tiranë. Në ekposzitë artisti Hidri ka paraqitur punimet e tij kryesisht të punuara në gurë natyralë si mozaik, skulptur dhe pajetela e punime të ndryshme.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur dhe një dyndje vizitorësh si personalitete të shquar shqiptare si Inva Mula, Neritan Ceka, Roza e Dhimiter Anagnosti, Ambasadori i Kosoves Sylë Ukshini së bashku këshilltarin e Prezidentit për Diasporën Flamur Gashi etj. Gjithashtu nuk ka munguar për ta vizituar njerëz të zakonshëm, miq të artisit si edhe patriotë të shumtë librazhdas.

Më datë 30 Prill presidenit Ilir Meta do të organizojë një mbrëmje Gala, ku të futar do të jenë personalitete të politikës shqiptare, grupet diplomatike të huaj si dhe personalitete në fusha të ndryshme.

Gjithashtu Stafi i Presidencës vendosi që të ndryshojë afatin e qëndrimit të Ekspozitës së Gezim Hidrit, nga datat e planifikuara 23 – 27 Prill ora 10:00 – 20:00, shtyhet afati ditor deri në datën 5 Maj dhe zgjatet orari kohor deri në orën 21:00. / LIBRAZHDI.INFO

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here