Ballina Bota Balla dhe Ruçi takohen me Presidentin e Parlamentit Europian

Balla dhe Ruçi takohen me Presidentin e Parlamentit Europian

269
0
SHPËRNDAJE

Taulant Balla facebook:

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Taiani është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë. Në takimin që zhvilluam bashkë me Kryetarin e Kuvendit Ruçi, Presidenti Taiani na informoi se Parlamenti Europian do të shqyrtojë në javët në vijim rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe se PE e mbështet caktimin e një date për fillimin e negociatave me Shqipërinë .

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe për këtë unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim”, u shpreh Presidenti i Parlamentit Europian

Dje dhe sot në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE. Siç edhe do të shprehet në deklaratën përfundimtare, kryetarët e Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian “nënvizojnë se zgjerimi duhet të mbetet një politikë kyçe e BE. Është një investim për paqe, demokraci dhe siguri për kontinentin tonë dhe për popujt tanë”….”Një perspektivë Europiane duhet të mbetet e besueshme, të ruajë momentumin dhe të bazohet në reforma të suksesshme të vendeve aspirante në njërën anë dhe në progresin aktual në negociatat për anëtarësim në anën tjetër. Duke marrë në konsideratë rritjen e influencës së huaj (Rusia) në vendet e Ballkanit Perëndimor, është shumë e rëndësishme që BE të vazhdojë të mbrojë vlerat dhe interesat e veta në rajon”.

Edhe gjatë takimeve me kryetarët e parlamenteve të Austrisë, Çekisë, Gjermanisë, Hollandës, Hungarisë, Mbretërisë së Bashkuar, Polonisë, Suedisë etj., u vlerësuan reformat dhe hapat përpara të Shqipërisë, të cilat tanimë na kanë shndërruar në një partner të besueshëm dhe të denjë për t’u ulur në të njëjtën tryezë me vendet më të përparuara të kontinentit, për të negociuar për anëtarësimin me të drejta të plota. / LIBRAZHDI.INFO

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here