Ballina KF Sopoti Çmendet Sopoti! Fiton 9 – 2 me Adën e Velipojës

Çmendet Sopoti! Fiton 9 – 2 me Adën e Velipojës

1424
0
SHPËRNDAJE

Këtë të djelë, ekipi librazhdas në fushën sportive Elbasan ka arritur një fitore historike, ku ka shënuar plot nëntë gola në portën e ekipit Ada të Velipojës. Ndërsa miqtë e kanë gjetur dy herë rrjetën në minutat e pjësës së dytë.

Nuk ishte aq e thjeshtë sa duket nga shifrat fitorja. Pjesa e parë ishte një lojë e fortë dhe u mbyll me rezultatin 2-0, ku dhe miqtë rrezikuan disa herë portën librazhdase.

Pjesen e dytë ekipi kundërshtar ra ndjeshëm fizikisht duke ju dhënë një shans shumë të mirë shfrytëzimi djemëvë të KF Sopoti, nga ku tundën rrjetën plot shtatë herë në portën e miqve.

Trajneri Klajdi Kënga në një prononcim për LIBRAZHDI.INFO shprehet se:

“Kjo ishte fitore morali dhe djemte u çliruan ku organizuam aksione dhe gola shumë të bukur, i pergëzoj të gjithë.

Mëshirë për golat e shënuar ? 

Është jashtë çdo llogjike ti kërkosh sportisteve të mos shenojnë. Sot në fushën e lojës ishin pesë lojtarë 17 vjecarë, ku dy prej tyre shënuan gola, ishin minutat e para për ta dhe ishte një ëndërr e bërë realitet.” / LIBRAZHDI.INFO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here