Ballina Intervista Volejbolli i femrave, sporti jetëshkurtër në Librazhd

Volejbolli i femrave, sporti jetëshkurtër në Librazhd

1801
0
SHPËRNDAJE

Është fakt se në Librazhd,vite më parë sporti i volejbollit dhe kryesisht ai i femrave ,renditej përkrah ekipeve të tjera tënjohura në vend. Dhe në këtë drejtim,pa dyshim që merita i takon së pari ish-tranierit të këtij ekipi,Sami Bahiti.

Është  vërtet pak të flasësh në një intervistë të tillë për këtënjeri,që jetën ia kushtoi sportit dhe me këtë punë fisnike ,me këto vajza të pasionuara edhe ne si bashkëqytetarë ,ndjenim kënaqësi për çdo ndeshje, ku aty në atë kënd sportiv nuk gjeje vend të uleshe për të parë një ndeshje

Për këtë arsye zhvilluam edhe këtë intervistë me zotin Bahiti, i cili prej disa vitesh gjendet në SHBA.

Zoti Bahiti : Së pari,do të dëshironim një jetëshkrim tuajin për lexuesin librazhdas.

Kam lindur ne fshatin Kuturman me 16 Prill 1943

Shkollen fillore e kam mbaruar ne vendlindje. Ne vitet 1957- 1960 kam mbaruar shkollen 7 -vjecare në qytetin e Gramshit nëkonvikt, sepse në fshatin tim nuk qe hapur shkolla 7 -vjecare nëato vite. Pasi mbarova me rezultate të mira duhet të zgjidhja njëshkollë profesionale ose të vazhdoja gjmnazin në Gramsh.

Mësuesi i edukimit fizik, një djalë i shkëlqyer nga Elbasani mërekomandoi të shkoja në Teknikumin e Fiskulurës ”’Vojo Kushi” në Tirane, propozim të cilin unë e pranova. Ky mësues, ishte Mahmut Peni i cili më plotësoi të gjitha dokumentat, dhe unë nëvitet 1960-1963 e mbarova shkollën e mesme me diplomë: “Mësues i Edukimit Fizik për shkollën 7 -vjecare”.

Ne1963-1966 mbarova Institutin e Lartë të Fiskulturës ”Vojo Kushi”, (sot Akademia e Edukimit Fizik dhe e Sporteve). Nëmbarim të institutit u diplomova mësues i edukimit fizik për shkollat e mesme dhe specialist i gjimnastikës. Gjatë kësaj kohe kam qenë anëtar i ekipit të shkollës ku kemi konkuruar disa vite në kampionatin e kategorisë së parë. Në vitin 1971 mbarova kursin e lartë për trajner futbolli, po pranë institutit tëfiskulturës.

Cilat kanë qenë më pas detyrat tuaja profesionale ?

Nga viti 1966 – 1975 kam kryer detyrën e Kryetarit të Komitetit të Fiskulturës së rrethit, dhe në të njejtën kohë detyrën e Inspektorit të Edukimit Fizik në Seksionin e Arsimit të rrethit.

Në vitet 1975-1988 kam punuar si mësues i edukimit fizik nëshkollën e mesme ”Ibrahim Muca” Librazhd. Në të njejtën kohë kam kryer edhe detyrën e kryetarit të komisionit të lëndës sëedukimit fizik.

Në vitet 1988-1994 u riktheva përsëri në detyrën e Kryetarit tëKomitetit të Fizkulturës, dhe pas vitit 1990 u emërova President i Komitetit Olimpik të rrethit

Në vitet 1994 -2004 punova si mësues në shkollën 8 vjecare ”Vilson Blloshmi’ në qytetin e Librazhdit.

Dhe cili ka qenë më pas aktiviteti juaj sportiv ?

Në vitet 1975-1980 kam qenë trajner i ekipit ‘SOPOTI’ ,ekipi i tërriturve në kategorinë e dytë.

Në vitet 1984-1988 kthehem përsëri si trajner i ekipit të futbollit “Sopoti “.

Në vitet 1994-2004 kam punuar si trajner në ekipet zinxhir tëfutbollit në klubin e Sopotit.

Lexuesi librazhdas kërkon të dijë dicka edhe për sportin e volejbollit në Librazhd? Sot pas 30 vjetësh,si ka humbur ky sport ?

Një kontribut të vecantë mendoj se kam dhënë në ngritjen dhe zvillimin e volejbollit të femrave në Librazhd. Ngritja e ekipit tëfemrave nisi si rreth sportiv në shkollë në vitin 1988. Duke parëngritjen e cilësise së tyre mendova t’i regjistroja në kampionatin e kategorisë së dytë.; ështe dashur shumë punë,që nga ngritja e fushës sportive,baza materiale etj.

Konkuruam tre vjet, dhe në vitin 1980 fituam me Durrësin nëndeshjen finale në Kruje duke u shpallur kampione të kategorise së dytë. Si rrjedhim, fituam të drejtën të luanim në kategorinë e parë me ajkën e volejbollit kombëtar. Këtë ekip e drejtova deri në vitin 1984,kohë kur organet e partisë më kthyen trajner futbolli. Ky ishte një sukses jo vetëm për volejbollin, por mëshumë për emancipimin e femrës librazhdase. Pra rreth 40 vjet kontribut në organizimin e zhvillimin e sportit në gjithë rrethin si drejtues, në edukimin dhe zhvillimin cilësive fizike tënxënsëve në shkollë si mësues, dhe në rritjen e cilësisë sportive të ekipeve të futbollit dhe të volejbollit për të rejat.

Ne Librazhd fillova karierën dhe aty dola në pension.

Jam krenar që jam nga Librazhdi dhe i shërbeva për 40 vjetsportit në këtë rreth. Tani jetoj në Amerike dhe sa herë dëgjoj për sportin në Librazhd,më mbushet zemra me emocione,por ndjehem edhe krenar për atë që kemi bërë.

Bisedoi: Haxhi Balliu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here