Ballina Intervista Hapet palestra FIT4LIFE / Mesazhi: Stop Bar-Kafeve dhe Bixhozit dhe mbani trupin...

Hapet palestra FIT4LIFE / Mesazhi: Stop Bar-Kafeve dhe Bixhozit dhe mbani trupin në formë duke krijuar një jetë të shëndetshme

2476
0
SHPËRNDAJE

Ditën e Premte dt.20.04.18 rreth ores 18:30 u bë ceremonia e hapjes së palestrës “FIT4LIFE” me aktivitet Aerobi/Fitnes & Zumba. Diçka e re për qytetarët e Librazhdit. Portali LIBRAZHDI.INFO duke i uruar mbarësi në punën e re dy instruktoreve të “FIT4LIFE” Klesti Rrumbullaku dhe Klajdi Kënga, nuk ngurroi të merrte edhe një intervistë eksluzive nga këta të fundit, për të gjithë qytetarët e interesuar.

Gazetari: Si e morët inisiativën për të hapur një palestër Aerobi/Fitnes & Zumba në qytetin e Librazhdit?

Klesti Rrumbullaku:  Sëbashku me Klajdin morëm një inisiativë pas disa muajve trajnim ne Tiranë pranë Niko’s Dance Akademi, dhe me suportin e plotë të Nikos të cilin e falenderojmë për mbeshtetjen e pakushtëzuar që na ka dhënë .

Gazetari: Si lindi ideja dhe kush e hodhi hapin e parë?

Klajdi Kënga:  Shumë e thjeshtë, duke qenë pjesë e arsimit konkretisht edukimit fizik , duke njohur shumë mirë të gjitha aktivitet që ofron qyteti jonë ku mbizotërojnë Llotot, Bar Kafetë, menduam ti shpallim ‘Luftë’ këtyre fenomeneve dhe të sjellim dicka kulturore – sportive dhe shumë argëtuese . Në vend të konsumit të një kafe ke një mundësi më të mirë të mbash trupin në formë, të kesh një jetë më të shëndetshme.

Gazetari: Keni filluar me regjistrimet dhe a ka persona të interesuar pëe të marrë pjesë në kurset tuaja?

Klesti Rrumbullaku: Palestra “FIT4LIFE” ka filluar me regjistrimet dhe një numër i konsiderueshëm klientësh kan shprehur përkrahjen dhe kënaqësinë për këtë nismë. Ne menduam ti japim zgidhje lodhjes së përditshme, stresit nga problemet e shumta, reduktimin e kilogramëve të tepërta, mbi të gjitha një trupi në formë dhe shumë të shëndetshëm .

Gazetari: Çfare mesazhi keni për banorët e Librazhit?

Klajdi Kënga: Ju falenderojmë të gjithë për mesazhet e ngrohta që na keni përcjellë dhe gjithashtu ju bëjm thirrje të nxitoni të regjistroheni sepse vera po troket dhe një trup i bukur ju nevojitet për të shijuar pushimet si asnjeher tjetër . Zgjidh FIT4LIFE për një jetë të shëndetshme ! / LIBRAZHDI.INFO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here