Ballina Guida turistike Alpinizëm / Grupe të rinjsh nga e gjithë shqipëria vizitojnë parkun kombëtarë...

Alpinizëm / Grupe të rinjsh nga e gjithë shqipëria vizitojnë parkun kombëtarë “Shebenik – Jabllanicë”

267
0
SHPËRNDAJE

Parku Kombëtar “Shebenik – Jabllanicë” tashmë është një destinacion turistik i frekuentuar në çdo kohë nga grupe të rinjsh të apasionuar pas sportit të alpinizmit. Grupi i fundjavës ishte i përbërë me të rinjë të ardhur kryesisht nga kryeqyteti dhe disa zona të tjera të shqipërisë.

Disa nga alpinëstët nuk e kishin për herë të parë që vizitonin natyrën e bukur që ofron parku. Në një prononcim për portalin LIBRAZHDI.INFO ata shprehen se: “Na pëlqen gjithmonë të vijmë këtu. Natyra dhe pejsazhet që ofron parku juaj, janë me të vërtet mahnitëse. Mundohemi gjithmonë të sjellim të apasionuar të rinjë për të promovuar vlerat e parkut kombëtarë Shebenik – Jabllanicë”.

Ndërsa njëri nga alpinistët që e kishte për herë të parë që vizitonte parkun tha se: “Jam thjesht i impresionuar. Natyra këtu të ofron gjithçka. Kisha dëgjuar shumë për parkun e Shebenikut, por tani që mu dha mundësia ta eksploroja, besoj se do jem një ambasador i mirë duke jua rekomanduar edhe miqëve të mi për ta vizituar. / LIBRAZHDI.INFO

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here