Ballina Besim Fetar Intervistë me Ylli Gurra, teologu i famshëm nga Dragostunja që përhap fenë...

Intervistë me Ylli Gurra, teologu i famshëm nga Dragostunja që përhap fenë islame në Shqipëri

336
0
SHPËRNDAJE

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, mbetet shembulli se si një besimtar mysliman mund të përqafojë mësimet e Allahut dhe ti përçojë ato në të mirë të shoqërisë. Vjen nga Dragostunja e Librazhdit, i cilësuar si “fshati i hoxhallarëve”. Por ai është modeli se si çdo besimtar, kudo dhe ngado ndodhet, me dëshirë dhe vullnet, mund të arrijë kontribuojë për përhapjen e dijes dhe kulturës islame.

Sot ai është myfti i Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe një prej qendrave me koncetrimin më të madh të besimtarëve myslimanë në vendin tonë.
Pothuaj të gjithë e njohin personin e tij në interpretimin e mësimeve të vyera të Librit ët Shenjtë të Kuranit dhe mesazheve të paqes dhe harmonisë që ka përcjellë. Ylli Gurra mbetet një nga figurat qendrore të fesë islame në Shqipëri.
Edhe me problemet që po përballet sot kjo fe në vendin tonë dhe në arenën ndërkombëtare, qëndrimi i tij ka qenë i qartë; për një fe islame me të gjitha vlerat dhe virtytet, larg ndikimeve dhe rrymave që e deformojnë rolin e vërtetë të saj.

Pyetja nr. 1- Si Ju lindi idea qe te perfshiheni ne kete besim?
Besimi eshte zgjedhje qe buron plotesisht nga vullnet i lire se pari, tradite familjare , thellim permes studimeve dhe kerkim i te vertetes qe te çon drejt Krijuesit, ZOTİT te Vetem Fuqiplote. Besimi eshte shprehi e te deshmuarit ne liri e pa asnje imponim te çfaredolloji te ekzistences se nje Fuqie Absolute Hyjnore, Providences Hyjnore, i Cili n’a therret ne PAQE, miresi e sherbim ne te mire te te gjitheve.
Ndersa pozicioni ne hierarkine e larte religjioze  si MYFTİ i kryeqytetit eshte me shume pergjegjesi dhe nje shkas me shume per te dhene te gjithe perkushtimin ne sherbim te asaj çka ZOTİ n’a obligon dhe te asaj qe n’a bashkon si besimtare e qytetare.

2- Fshat me shume Hoxhallare
Po, Dragostunja qysh heret, edhe para viteve 1967 njihet dhe dihet per figurat qe kane dhene sherbimin e tyre te pakursyer per FE dhe ATDHE. Modestisht trungu yne , ne familjen time prej 7 brezash-gjeneratash kane qene sherbyes klerike te pakursyer per kauzen e drejte te fese dhe atdhedashurise. Ku vlen te permendet shembulli i stergjyshit tim Zeqir Ali GURRA i cili ka qene pjesemarres ne front ne mbrojtjen e Shkodres nga forcat pushtuese malazeze ne vitet 1912-1913. Moment ky i cili per mua ka qene perhere burim frymezimi per te qene sherbyes i denje per ZOT e ATDHE.

Pyetja 3- Pse 100% myslimane?
Kjo ka qene vullnet dhe zgjedhje e cilitdo besimtari , besimtareje dhe e çdo banori. Sepse besimi nuk eshte utopi, as iluzion, eshte vete menyra e te jetuarit, e te sherbyerit, e humanizmit,  se shpreses per me te miren e pergjithshme.

Pyetja 4- Sa ka ndikuar e kaluara dhe e tashmja ne perqafimin e İslamit?
Ndikimi i te shkuares konsiston ne menyren sesi brezat pararendes te dijetareve atdhetare, te Hoxhallareve te pakursyer jane sherbyer per fene, per vendin dhe sesi kane farketuar vellazerine mes shqiptareve, qe kjo do te thote orientim per te brezat e sotem qe te perqafojne besimin si vlere Hyjnore dhe qe ndikon pozitivisht ne çdo berthame te shoqerise. Ndersa e sotmja besoj qe ka ndikuar duke pare shembujt e denje te lidereve, udheheqesve shpirterore fetare ne krah te gjithe inisiativave qe prekin te gjithe opinionin publik, qofshin keto nisma ne rrafshin social, humanitar, fetar, nderfetar, edukues, e solidaritetit e ne shume te tjera.

Pyetja 5- Cilët janë faktorët që kanë “importuar” radikalizmin në Shqipëri?
Ndersa radikalizmin si “prurje” me se tepermi nga faktore te jashtem dhe me ndikim po nga jashte, duhen pare rrethanat social-shoqerore ne Shqiperi, faktori ekonomik i institucionit te myslimaneve, Komunitetit Mysliman, moskoherenca e bashkepunimit ne terren me institucionet shteterore, ndikimi i “shkollave ” te ndryshme  fetare, largimi nga praktikimi i jetes fetare İslame tradicionale, rreshqitja jashte kontureve historike te te parit te myslimaneve shqiptare si pjese integrale te gjeografise Europiane dhe e vlerave te lirise, levizjet demografike te brendshme, nivelet ne permasa galopante te korrupsionit ne thuajse gjithe institucionet ne vend, veçanerisht ne sistemin e drejtesise, etj . Sigurisht qe keto dhe logjika perçarese dhe jo unifikuese ne raport me fene, me institucionet fetare ne vend, me sistemin e fjales se lire ne Shqiperi, iluzionet e lufterave te ” shenjta” sikurse ne mesjeten e hershme sollen edhe perfshirjet e disa personave ne luften civile ne Siri.

Pyetja 6- A duhet te jene te formalizuara xhamite ne Shqiperi?
Ne menyre kategorike, po. Duhet te jene me patjeter te formalizuara , qofshin trojet ku ndertohen, qofte menyra sesi ndertohen, qofte perzgjedhja e arkitektures se xhamive, qofte funksionaliteti, qofte bashkepunimi me institucionet vendore ku ndertohen keto xhami, qofte me komunitetin e banoreve ne zonat ku ndertohen keto xhami, si edhe respektimi i parametrave te urbanistikes aktuale, perzgjedhja e personelit fetar qe do te sherbeje, etj .

Pyetja 7- Si e shihni te ardhmen e İslamit ?
E shoh dhe kan shume arsye t’a shoh premtuese dhe shpresedhenese, per sa kohe kjo fe eshte , kerkon dhe promovon gjitheheret paqen, vellazerine, dashurine pakufi per vendin e atdheun, per punen ne perkushtim te se ardhmes per brezat, per mirenjohjen ndaj kujtdo e ndaj brezave qe n’a trasheguan kete atdhe, lirine e besimit, lirine e fjales e qytetarine ne mes veti e me kedo.

Pyetja 8- Çfare kerkohet qe te jete komunitet me praktike reale te İslamit?
Kerkohet perkushtim nga lideret shpirterore dhe pergjegjes per udheheqjen me vizion te jetes fetare ne Shqiperi, kerkohet vitalitet, dinamizem e sherbim, kerkohet unifikim, perbashkim, unitet e gjitheperfshirje per meritat dhe kontributet e gjithkujt, kerkohet komunikim i perhershem me besimtaret, i gjalle, besueshmeri reciproke, mirebesim, kerkohet largpamesi dhe bashkepunim ne vazhdimesi me institucionet vendore e qendrore, kerkohet prezantim ne vijimesi ne media i gjithe games pozitive te sherbimeve qe ofrohen ngado ne Shqiperi ne te gjitha rrafshet, kerkohet vleresim real i gjenerates qe sakrifikoi per fene e atdhene, per brezin e tanishem, pra nje nderthurje brezash ne vleresim e perfshirje, kerkohet mbeshtetje e fuqishme e İslamit tradicional nder shqiptare, İslam i cili si kahere ka patur bürünen Librin Hyjnor, shembullin Profetik dhe gjurmet mrekulluese te dijetareve, Kryemyftinjve si H. Vehbi Dibra ne vitin 1923, apo H. Sabri Koçi ne 1990, e se fundmi kerkohet qe kushdo sherbyes fetar te mos harroje se Shqiperise eshte shembulli i fytyres krenare te harmonise e respektit nderfetar ne Europe e me tej.

Pyetja 9- Si mund te jesh shembull per kontribut ne fe?
Per te qene shembull ne fe mjafton qe te japesh kontribut te çilter brenda mundesive dhe kapaciteteve qe zoteron. Mjaftueshem eshte qe ky kontribut te jete  per hir te ZOTİT dhe te lehtesoje, te ndihmoje, te orientoje, te qartesoje dhe te ringjalle shpresen per jeten, per me te miren e pergjithshme qe fillon nga individi e mepastajmi ne vazhdim me shoqerine. Shembull mund te jepet duke shtrire doren e pajtimit aty ku urrejtja ka leshuar rrenje per arsye te ndryshme, aty ku varferia e mjerimi eshte ” shtruar” ne vatren e kujtdo familjeje qofte me ofruar doren e shpirtin e bujarise e te mbeshtetjes, aty ku borxhet i kane kerrusur shpinen e dinjitetin dikujt, me ia lehtesuar a likuiduar, aty ku nje vajze a djale nuk ka mundesine e shkollimit, me ia mundesuar permes mbulimit a bursave.

Pyetja 10- A eshte pengese feja per karriere?
Perkundrazi , feja eshte stimul i pazevendesueshem per arritje, per te marre pergjegjesi, per te marre inisiativa, per t’u perfshire ne jeten publike , ne jeten komunitare per te dhene kontributin e kerkuar sadopak qofte. Besimi nxit perhere novacionin, te rene , te ndryshmen nga e djeshmja, te ndryshmen e neserme nga e sotmja. E thene brenda kornizes se arte profetike praktika e besimit kerkon qe 2 dite te mos jene kurresesi te njejta ne jeten e besimtarit dhe besimtares.

Pyetja 11- A ka rrezik radikalizmi ne te ardhmen?
Brenda realitetit shqiptar nuk shoh asnje arsye qe te kemi shprehi dhe rrezikshmeri te radikalizmit. Por duhet per te qene te vemendshem, vigjilente, bashkepunues, bashkeveprues e te vendosur ne kornizat perbashkuese e te mos lejohet qe te shkohet drejt ” getove” fetare, kulturore a sociale

Pyetja 13- Si luftohet radikalizmi?
Besoj qe me e duhur mund te ishte , jo si luftohet, por si parandalohet se pari…. Kjo eshte e mundur te arrihet permes bashkepunimit te institucioneve ligjzbatuese, atyre te sigurise, permes komunikimit me besimtaret, permes predikimit te urtesise qe percjell feja, permes ngritjes se unitetit vellazeror mes besimtareve dhe jo ndasive mes tyre duke i etiketuar, permes edukimit duke kaluar ne site gjithe literaturen e shtypur qe perdoret neper xhamite ngado ne Shqiperi, duke kerkuar bashkepunimin me organet e sigurise per informacionet pa filter qe serviren permes rrjeteve sociale , si edhe permes forcimit te institucionit te myslimaneve shqiptar, Komunitetit Mysliman, duke rritur kapacitetet financiare, kapacitetet gjitheperfshirese, kapacitetet njerezore dhe ngritjen ne standartet e duhura te kohes.
Ndersa e fundit eshte — Te tjere a ka nga Dragostunja?  Per momentin ne rrafshin religjioz nuk ka nga Dragostunja , por nuk do te thote qe nuk do te kete. Rendesi ka qe te jene edhe ne rrafshe te tjera te suksesshem dhe te perpiqen te japin e bejne me te miren per veten, familjen, fshatin e vendin e tyre.
*Ky artikull është publikuar nën mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e INAC dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikpamjet e Bashkimit Evropian. / infoelbasani.al

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here