Ballina Ekonomi Balla në mbledhjen e qeverisë në Elbasan: “Ja investimet në bashkinë Përrenjas...

Balla në mbledhjen e qeverisë në Elbasan: “Ja investimet në bashkinë Përrenjas dhe Librazhd”

447
0
SHPËRNDAJE

Gjatë takimit të këshillit të ministrave për bashkëqeverisjen me qytetarët e qarkut të elbasanit, deputeti Balla në fjalën e tij nuk la pa përmendur edhe investimet për bashkinë e Përrenjasit dhe Librazhdit.

“Bashkia e Prrenjasit si një prej zonave në të cilën synimi ynë është ta shndërrojmë atë në një hap logjistik, për vetë faktin se është zona e parë kufitare për të gjithë Lindjen.

Për Bashkinë e Prrenjasit, unë e thashë që në krye të prezantimit tim, për ne i gjithë projeksioni zhvillimor për vitet e ardhshme është shndërrimi i Prrenjasit në një hap të rëndësishëm logjistik doganor për të gjithë Lindjen, që zbret drejt Perëndimit përmes Korridorit VIII, sepse është pika jonë kufitare më e madhe me Maqedoninë dhe duhet shndërruar në një hap të rëndësishëm, por pa harruar të gjitha burimet natyrore që ka zona e Prrenjasit.

 

Për Bashkinë e Librazhdit, sigurisht që është një bashki e madhe ku në vitet e fundit është investuar goxha, dhe turizmi e burime të tjera natyrore e bëjnë shumë atraktiv.

Z.kryeministër, kolegë ministra dhe ju të gjithë të ftuar, nuk dua të fsheh faktin që në katër vitet e kaluara në qarkun e Elbasanit janë investuar gjithsej 500 milionë dollarë; 500 milionë dollarë të invsetuara kryesisht në infrastructure.

Por nuk dua të lë pa përmendur një pjesë të madhe të projekteve në Rilindjen Urbane, që tashmë po përkthehet edhe në projektet e mëdha të investimeve në zonat rurale”. / LIBRAZHDI.INFO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here