Ballina Kulturë “Dita e Verës” aktivitetet e bashkisë në qytetin e Librazhdit dhe fshatin...

“Dita e Verës” aktivitetet e bashkisë në qytetin e Librazhdit dhe fshatin Funarës – Çermenikë (foto)

661
0
SHPËRNDAJE

Kastriot Gurra facebook

Sivjet është viti i tretë qe kjo festë festohet ne Bashkine Librazhd.

Sot vendosëm të festojmë ditën e bukur të Verës, ditën e luleve në Çermenikë. Kjo ditë nga pikëpamja historike është shumë e lashtë e kremtuar nga shqiptarët që në periudhën e antikitetit.

Sikundër e përshkuan edhe Faik Konicës, “Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjetër perëndite e luleve, të shelgjeve.

Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë , zemra e njeriut shkarkohet nga një barre, shijon një qetësi, një lumturi te ëmbël. uroj të gjithë banorët e Librazhdit që zemrat e tyre të jenë të mbushura me paqe, me diell e gëzim në cdo ditë.

Ndamë emocione te jashtëzakonshme me banorë te Çermenikes te ardhur nga çdo cep i vendit si dhe nga përtej kufijve.

Çermenikasit kudo ku kanë shkuar kanë shkëlqyer me punën e tyre,inciativen e tyre dhe që gezojne respektin e çdo qyteti/zone ku janë vendosur.

Krenar per Çermenikasit.

Uruam njëri-tjetrin per nje verë të mbarë dhe me angazhimin që të takohemi sërisht vitin tjetër.

Gëzuar Diten e Verës për gjithë banorët e Bashkisë Librazhd.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here