Ballina Dokumentar DOKUMENTAR: “Unë jam Shkumbini” nga vullnetarët e nismës për mbrojtjen e lumit...

DOKUMENTAR: “Unë jam Shkumbini” nga vullnetarët e nismës për mbrojtjen e lumit Shkumbin.

640
0
SHPËRNDAJE

‘’Nisma për Mbrojtjen e Lumit Shkumbin’’ 3 vite suksesi aktivizmi rinor mjedisor.Të gjithë e shohim sesi lumi Shkumbin dhe gjendja e tij është përmirësuar. Sigurisht ka ende shumë punë për të bërë por disa të rinj sot do na flasin për disa ‘’fitore’’ të vogla. Lindi si ide nga një grup profesionistësh , inxhinierë mjedisi dhe kulmoi megjithëse anëtarët e rinj nuk kanë shumë qejf të flasin për veten por për punën e tyre.

Kështu Arlis Alikaj, inisiatori i nismës së suksseshme thotë se përgjatë këtyre viteve, u rrit ndërgjegjësimi dhe Lumi Shkumbin u bë tema e rrjeteve sociale përmes faqjes së ndjekur. U angazhuan rreth 120 të rinj nëpër aktivitete, u krijuan në bashkëpunim me shkollat e qytetit nisma pastrimi vullnetare pothuajse çdo fundjave; u ndoqën takimet e këshillit bashkiak , dhe më kryesorja vitin e kaluar u zhvillua një takim #UnëMbrojShkumbinin ku ishte e ftuar ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vllahutin. Arlisi si ekspert rinor, ka siguruar një mbulim mediatik të lumit Shkumbin duke folur për problemet e tij dhe duke e bërë çështjen kombëtare.

Këto materiale janë bërë publike në portalet më të mëdha të vendit si dhe dokumentari #Unë Jam Shkumbini i cili ishte fituesi i ciklit të dokumentarëve Rrathë transmetuar në Top Channel. #UnëJamShkumbini Kështu kanë zgjedhur të identifikohen një grup të rinjsh aktivistë nga Librazhdi, për të cilët lumi plak që kalon në skaj të qytetit të tyre është një pasuri e pashëmbullt jo vetëm për ta, por për të gjithë vendin. Përpjekjet e të rinjve për të shpëtuar lumin i cili i ka rritur… Ky dokumentar fitoi gjithashtu çmim në Festivalin e Filmit Mjedisor por çertificatën e pare për nismat globale nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Video dokumentarin e të rinjve mund ta ndiqni në këtë link: https://goo.gl/vBmGCQ

Të rinjtë aktivistë tashmë kanë arritjen e tyre e cila është krijimi shoqatës mjedisore dhe mund ti ndiqni në Faqjen e Fejsbukut për të dhënë dhe ju kontributin tuaj: https://www.facebook.com/NismaMbroLuminShkumbinLibrazhd/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here