Ballina Kronikë Vari nipin 4-vjeçar në pemë! Arrestohet xhaxhai.

Vari nipin 4-vjeçar në pemë! Arrestohet xhaxhai.

1179
0
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të rastit flagrant së dhunës ndaj një të mituri nga xhaxhai i tij, policia ka shkuar në familjen Methasa në fshatin Zdrajsh të Librazhdit.

Babai i fëmijës 6 vjeç ka mohuar dhunën dhe ka mbrojtur të vëllanë duke thënë se varja në pemë e fëmijës ka qenë në formë shakaje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar. Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë. Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja në fjalë u publikua dje gjerësisht në mediat online. 29-vjeçari, Fati Methasa kishte postuar në facebook foton e nipit të tij 6 vjeç i varur në pemë për bluze. Rasti pati një impakt të madh dhe shumë ndjekës në rrjetet sociale i dënuan veprimet e xhaxhait abuzues.

DENONCIMI

Fëmija me inicialet B. M., është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa. Denoncimi është bërë në GSh.al nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai. Per me shume shihni postimet dhe komentet ne facebook.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here